Drama provokative, Arben Kumbaro: Aktorë burra puthen më njëri-tjetrin

21:20 | 30/04/201921:200

Kryevepra e Tony Kushner “Engjëjt e Amerikës”, është vënë në skenë në teatrin Ar’Turbina, nga regjizori i njohur Arben Kombaro.  I ftuar në emisionin “Provokacija” në ABC News, Kumbaro rrëfen për vështirësitë në përzgjedhjen e aktorëve shqiptarë që do lunin rolet e dramës së njohur amerikane.

“Ka qenë një vepër që unë kam pasur dilemë nëse duhej ta vija apo jo në skenë shqiptare për shkak të tabuve, të kurajës që ka dhe thellësisë filozofike që ka. Dhe nuk e dija nëse është i përgatitur ky publik për të përballuar këto lloj tekstesh dhe këto lloj konceptesh”, tha regjisori.

Në skenë ka pasur aktorë burra që puthen më njëri-tjetrin, ka aktore që puthen, ka burra që zhvishen, dhe për të gjetur kasin e duhur të aktorëve regjisori tregon se e ka pasur të vështirë.

 “E kam shtyrë disa herë projektin sepse nuk gjeja aktorët që dëshiroja. Ka pasur aktorë që më refuzojnë. Ka pasur aktorë që refuzonin të luanin homoseksualin në skenë. Kjo ishte edhe sfida. Ka pasur njerëz të teatrit që kishin skrupujt të futeshin në historinë e kësaj vepre.  Kjo është e vërtetë është fakt. Është befasuese por ja pra që në këtë shoqëri jetojmë. Ne nuk e dimë se çfarë është pas shpinës tonë. Ne nuk e dimë se çfarë kemi në krahë. Nuk e dimë që një njeri që e takojmë në jetë është u dyzuar i trezuar. Këtu është sfida me këto lloj tekstesh sepse luan edhe me personalitetin artistik të individit të aktorit”.

Kjo vepër është interpretuar nga aktorët: Genti Decka, Helidon Fino, Luiza Xhuvani, Laert Vasili, Donald Shehu, Indrit Çobani, Ina Gjonçi, Luli Bitri, Vasjan Lami. Përkthyes: Ilir Baçi, Skenograf: Andi Kapo, Kostumograf: Berina Kokona, Kompozitor: Endri Sina, Koreograf: Kozeta Bakiu, As/regjisor: Dorina Çaushi./abcnews.al


Për t’u bërë pjesë e grupit klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI ABC NEWS ALBANIA: https://www.facebook.com/groups/AbcNewsAlbaniaGroup

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono