Dosjet e Sigurimit, si përgjoheshin artistët dhe shkrimtarët

16:19 | 12/10/201916:190

Regjimi komunist shqiptar i donte artistët dhe shkrimtarët për vete. Ata duhet të ishin pjesë e rëndësishme e propagandës. Pjesë e atij mekanizmi, që shërbente për të orientuar mendjen e gjithë një populli në besnikërinë ndaj Partisë dhe Enver Hoxhës, pjesë e palëkundur e nismës buçitëse të ndërtimit të socializmit.

Pikërisht për të mbajtur në shina këtë pjesë të përzgjedhur dhe deri diku të privilegjuar shqiptarësh, Sigurimi i Shtetit, përmes Drejtorisë së Tiranës, kishte angazhuar disa nga specialistët e konsideruar më të zotë.

Kështu që, puna operative, ndjekja, përgjimet, përpunimet, rekrutimet e bashkëpunëtorëve, me dëshirë apo me prova shtrënguese, referuar dokumenteve të arkivave, janë në nivele mbresëlënëse.

Sot në mbrëmje, në oren 22:15, përmes dokumeteve ekskluzive, emisioni Abc/Story, për herë të parë e sjell të plotë panoramën e përndjekjes së artistëve dhe shkrimtarëve gjatë diktaturës.

Dokumentet i përkasin punës së Drejtorisë së Tiranës në periudhën mes viteve 1962-1983. Pikërisht kjo drejtori kishte për detyrë të organizonte punën agjenturore në disa institucionet qendrore, siç ishin Radio – Televizioni, ATSH-ja, Teatri i Operas, Teatri Popullor, Instituti i Lartë i Arteve, Lidhja e Shkrimtarëve etj.

Në dokumentar janë sjellë një numër i madh bisedash të përgjuara, që tregojnë se cilët artistë e shkrimtarë ndiqeshin nga Sigurimi i Shtetit, çfarë mendimesh të dëmshme për kohën kishin dhe çfarë pasojash patën.

Në dokumentar për herë të parë vërtetohet përgjimi i disa artistëve dhe shkrimatëve më të njohur shqiptarë, si Vaçe Zela, Pirro Mani, Viktor Zhusti, Ismail Kadare, Naum Prifti, Luk Kaçaj, Mustafa Krantja, Çesk Zadeja, Tonin Harapi etj./abcnews.al


Për t’u bërë pjesë e grupit klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI ABC NEWS ALBANIA: https://www.facebook.com/groups/AbcNewsAlbaniaGroup

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono