Dosja 184, Manja: Dibra nuk e meriton atë damkë

20:44 | 31/05/201920:440

Kryetari i komisionit të ligjeve, Ulsi Manja, e konsideron damkë për Dibrën dosjen 184. Sipas tij, ajo është vendosur padrejtësisht nga politika ndaj një bashkie që nuk ka pasur incidente gjatë proceseve zgjedhore të mëparshme.

“I kërkoj në mënyrë persistente prokurorisë që të zbardhë dosjen 184. Dibra nuk e meriton atë damkë. Për një mijë e një arsye Dibra si bashki dhe si rajon nuk e meriton këtë damkë që i ka vendosur padrejtësisht politika dhe një orë e më përpara është në nderin e drejtësisë që ta zbardhë atë dosje. Dibra është i vetmi rajon që nga momenti që janë zhvilluar zgjedhjet e para demokratike, bën pjesë në bashkitë që nuk ka pasur incidentin më të vogël. As në zgjedhjet kur palët politike kanë qenë super të acaruara dhe në bashkitë e tjera ka pasur përplasje. Me aq sa është bërë publike nga prokuroria, thuhet që dosja 184 është drejt zbardhjes, drejt përfundimit të hetimit dhe do të ketë një vendimmarrje. Ata japin arsye për zvarritje në hetim “jo nuk janë zbardhur CD e përgjimeve, jo ka patur ngarkesë”. Dosja e Dibrës do duhet të ishte zbardhur me kohë dhe duhet zbardhur. Uroj që të jetë në proces e sipër që të kemi një vendimmarrje sepse është tipike e filluar nga prokuroria për krim zgjedhor. Krimi zgjedhor në vlerësimin tim ndodh para, gjatë dhe në numërim. Nuk ndodh mbrapa. Në momentin që del rezultati nuk ka ç’heton prokuroria mbrapa. Pra krimi elektoral ndodh para, gjatë dhe ditën e zgjedhjeve. Mbrapa bëhet sinteza e hetimit, se ça ka ndodh”, tha Manja gjatë emisionit “Provokacija”.

Përballë gazetarit Mustafa Nano, deputeti i PS-së u shpreh i çuditur nga reagimi i Lulzim Bashës në lidhje me këtë dosje. Sipas tij, nëzgjedhjete e vitit 2016 në Dibër, kreu i PD-së ka dhënë porosi që të mos ngrihet çështja e kanabisit në atë bashki pasi do humbnin vota.

“Dosja do të dalë në dritë dhe pastaj nëse realisht ka pasur krim zgjedhor absolutisht do duhet secili t’i nënshtrohet ligjit, përgjegjësisë penale nga i pari te i fundit. Ajo që më bën çudi te dosja e Dibrës është mënyra e të reaguarit të PD-së dhe personalisht Lulzim Bashës. E dini që zgjedhjet e parakohshme për Dibrën, fushatën  e ka udhëhequr 35-40 ditë pa lëvizur nga Dibra Lulzim Basha. Ka qenë e gjithë elita e PD-së në Dibër. Duke përfshirë edhe struktura të menaxhimit të zgjedhjeve, ish=-zyrtarë të lartë të policisë, të PD-së në kohën kur ishte PD në qeverisje. Si ka mundësi që Basha lëvizi në çdo cep të Dibrës, shëtiti çdo livadh të Dibrës dhe nuk e dha një provë të vetme se në Dibër po realizohej krim zgjedhor nga ana e mazhorancës? E dyta, nëse pretendohej se viti 2015 dhe 2016 sipas opozitës ishte viti i kanabizimit, ku nuk ngeli pa shpëtuar edhe Dibra ime, Lulzim Basha me ata që i kishte mbrapa, të gjithë ishin ish-zyrtarë të policisë nuk e vërtetuan që në Dibër kishte kanabis dhe po na blen zgjedhjet në Dibër. Lulzim Basha e di shumë mirë që në atë histori aspak nderuese se çfarë porosish iu jepte shtabeve zgjedhore në vitin 2016. Histori që ne nuk duhet të ngremë çështjen e kanabisit të Dibrës se humbasim vota. Them që është edhe në nderin e Lulzim Bashës që thotë “jam nga Dibra” ndërsa unë deri kur të dalë e vërteta e fundit në atë dosje, jo se kam qenë i përfshirë në të, por dibran ë vetvete nuk e meriton atë damkë. I takon Lulzim Bashës që t’ia heqë Dibrës këtë damkë”, tha Manja./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono