Dortmund vallëzon me Eintracht Frankfurt dhe barazon një rekord golash

22:29 | 14/02/202022:290

Katër gola të shënuar, vendi i dytë për momentin dhe një rekord i barazuar. Borussia Dortmund mposht 4-0 Eintracht Frankfurt dhe merr tre pikë me vlera, duke ushtruar presion mbi kryesuesit e Bayern Munchen dhe RB Leipzig që ka mundësinë ta rimarrë vendin e dytë.

NDESHJA – Eintracht rezistoi disi, por jo shumë. Goli i parë i takimit erdhi pas 33 minutash lojë dhe ishte polaku Piszczek ai që me një goditje të fortë në hyrje të zonës mposhti portierin kundërshtar. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin minimal 1-0, ndërsa fraksioni i dytë i lojës nisi vrullshëm.

Pas vetëm 5 minutash shënoi Jadon Sancho, makineri golash dhe asistesh (13) këtë sezon. Katër minuta më pas rrugën e rrjetës e gjeti edhe Erling Haland. Norvegjezi, pas një pasimi të Hakim, nuk mund të falte.

Dortmund nuk u ndal me kaq. Raphael Guerriero realizoi edhe golin e katërt për Dortmund, që i bashkohet skuadrave të Bayern Munchen dhe Hamburg për numrin e golave të shënuar në 22 javët e para të kampionatit.

63 gola baverezët i kanë realizuar në sezonin 1973/74, kurse Hamburgu në edicionin 1981/1982.


Për t’u bërë pjesë e grupit klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI ABC NEWS ALBANIA: https://www.facebook.com/groups/AbcNewsAlbaniaGroup

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono