Dorëzoi Millosheviçin në Hagë, Jovanoviç për Abcnews: Serbia të pranojë realitetin

11:16 | 03/11/201911:160

Cedomir Jovanoviç, ka qenë një nga zërat e fuqishëm kundër politikës serbe të viteve ’90 si një nga udhëheqësit e protestave studentore dhe të bllokut demokratik.

Ai madje konsiderohet si personi përgjegjës që i dorëzoi Gjykatës së Hagës ish-presidentin, Sllobodan Millosheviç. Gazetari ynë në Begrad Idro Seferi ka realizuar një intervistë me politikanin serb, i vetmi i këtij rangu që e pranon se Serbia e ka humbur Kosovën.

Jovanovic, ju jeni gjatë në politikë, që prej protestave studentore e deri më tani. Keni qenë kundërshtar i urryer kundër regjimit të Sllobodan Millosheviç, keni folur për pavarësinë e Kosovës dhe disi keni mbështetur presidentin Vuçiç për një zgjidhje apo vetëm krijohet si përshtypje? Si e shihni problemin e Kosovës në këtë moment?

Jovanovic: Ajo që është duke ndodhur në Kosovë është pasojë e problemit që ndodhet këtu në mesin tonë. Kjo përballje vjen në Kosovë pasi Kosova është vendi ku dy popujt tanë janë përpjekur njeri me tjetrin dhe aty janë përballur. Ky është një kontekst historik. Për mua ka qenë gjithmonë pyetje përse ne nuk mund të jetojmë së bashku? Cdo shoqëri ka problemet e saj të brendshme, por këto tonat janë paksa më ndryshe. Këto janë probleme që janë në vazhdimësi dhe janë të hapura me gjenerata. Disa shoqërive të tjera u ndodh të mbështIllen në ndonjë ide sic ka ndodhur me anglezët rreth BREXIT, por kjo cështje ka eksploduar para 3-4 vitesh dhe nuk është temë e përhershme e politikës angleze. Çështjet që rëndojnë politikën në Serbi janë çështje të trashëguara me gjenerata, pasi askush nuk ka qenë i aftë të jap përgjigje, pasi ose nuk ka patur mjaftueshëm zgjuarsi për këtë, ose nuk ka patur guxim ose nuk kanë qenë rrethanat. Ky rast ka ndodhur kur kam qenë në qeveri pas vitit 2000. Po të mbijetonte qeveria jonë, të mos ishte vrarë Zoran Gjingjic pasqyra e marrëdhënieve tona tani do të ishte shumë më ndryshe. Kur Vucic ka firmosur marrëveshjen e Brukselit në vitin 2013, pavarësisht se pajtohem me të apo jo, të tjerët e kanë shpallur për tradhëtar kurse unë kam shkuar dhe kam folur me të. I kam thënë që Serbia nuk mund të mendoj e për të ardhmen, nëse nuk e crrënjos nacionalizmin nga vetja e saj. Gjenerator i kësaj agonie kombëtare dhe të asaj tragjedie, fatkeqësie, brutaliteti është pikërisht miti i Kosovës dhe se cdo dobësi tonën e kompenzojmë duke serbizuar në temën e Kosovës. Nëse duam që prej Serbisë të bëjmë një shtet të vërtetë me institucione duhet të zgjidhim cështjen e Kosovës. Por si ta zgjidhim çështjen e Kosovës, kjo çështje pra është e zgjidhur?

Si është zgjidhur?

Jovanovic: Këtu bëhet fjalë për aftësinë tonë që të pranojmë realitetin. Fakti që disa në këtë moment nuk i kanë të drejtat që i kanë shqiptarët e Kosovës, apo fakti që po digjet Barcelona dhe se është e paimagjinueshme që kjo të ndodh në ndonjë vend të Evropës, kjo nuk do të thotë që dikush do të vë në pikëpyetje idenë e Kosovës për pavarësi apo për shtetin e Kosovës. Ne këtë test të realitetit nuk po e kalojmë për shumë arsye dhe për faktin që jemi jashtë kohës.

Ju keni thënë që çështja e Kosovës është e zgjidhur, por në Serbi ideja gjithmonë ka qenë që Kosova është Serbi, që nuk japim asgjë, nuk duam marrëveshje kurse Serbia tani kërkon një marrëveshje. Si është zgjidhur sipas jush, por sic shihet kjo këtu?

Jovanovic: Është zgjidhur në mënyrë katastrofike. Kur them është zgjidhur kështu mua më vjen keq që është zgjidhur kështu. Kur ulem dhe bisedoj me njerëz dëgjoj kaq shumë marrëzi.Tani temë aktuale janë vëllezërit Bytyqi, pasi miratoi kongresi një rezolutë dhe dikush këtu zemërohet me amerikanët pasi thonë se është presion mbi Serbinë. E cfarë presin, të thonë? Që ne kemi Guantanamon dhe beni cfarë të doni? Kjo nuk mund të shkoj kështu. Flasim për luftën ne Koshare dhe Pashtrik. Sa njerëz janë vrarë në zonën e përgjegjësisë së brigadës, pjestarët e rinj të së cilës, ushtarët fatkeq kanë përfunduar diku në lartësi 2000 metra në pika të vrojtimit. Krimet më të mëdha ndaj shqiptarëve, qytetarë të Serbisë, janë bërë në zonën e përgjegjësisë së brigadës e cila ka dërguar disa kalamaj në Koshare. Ushtarakisht aty të gjithë kanë qenë ushtar që duhet respektuar, edhe ata që kanë sulmuar Kosharen dhe ata që e kanë mbrojtur Kosharen, por kjo ka qenë luftë. Këtu kanë ndodhur krime të pamohueshme dhe 700 njerëz janë varrosur në bazën policore 10 kilometra nga qendra e Beogradit në Batajnicë.Është zgjidhur në mënyrë katastrofike, eshtra nga të gjitha anët, na ka eksploduar mundësia jonë për tu demokratizuar dhe ne nuk flasim as me veten tonë. Nuk e idealizoj unë situatën dhe jam i vetëdijshëm për nacionalizmin që ekziston në secilën shoqëri tonën. Por, ai është kërcënimi dhe rreziku më i madh për atë që e inicon. Vdesin edhe të tjerët, por kur të bëhet llogaria dhe pyesim kush është humbësi më i madh këto 30 vjet, unë do të thoja Serbia. Ne kemi humbur veten tonë. Ju qëndroni në njërën këmbë dhe nuk e keni kryer shtetësinë tuaj, Zaev mundohet të bëj dicka në Maqedoni. Por, Serbia ka ndjekur katastrofë pas katastrofe nacionale. Ne me politikën tonë ndaj Kosovës, idenë e shtetit serb dhe shtetit ku jetojnë serbët dhe shqiptarët, e kemi djegur në mënyrë brutale. Kur kemi vrarë në fillim një mëngjes atë zotëriun Kelmendi, vrasja e parë dhe i kemi nxjerr fëmijët dhe gruan nga shtëpia, ne Serbinë e kemi vrarë atëherë. Atëherë e kemi vrarë. Krimet që kanë ndodhur para dhe pas asaj nuk i justifikoj, por si ka nisur kjo- ka nisur kur kemi arritur në Gazimestan.

Shumë në Serbi do të thoshin se serbët kanë qenë viktima, se Millosheviç ka qenë i mirë dhe se Kosova është Serbi dhe kjo është përgjigja për ju në këtë kontekst. Cfarë duhet bërë tani?

Jovanovic: Jo vetëm në Serbi. Shumica e dinë se cfarë mendoj unë dhe nuk guxojnë të polemizojnë me mua dhe kanë thënë shumë gënjeshtra për mua. Politikën time asnjëherë koha nuk e ka përgënjeshtruar pavarësisht nëse flas për Kosovë, Bosnjën, NATO-n apo ekonominë dhe thjesht kjo nuk ka ndodhur. Thonë se Vuçiç ka marrë politikën time. Unë nuk jam pronar i politikës dhe do të doja që këto vlera ti përqafojnë pasi koha është një burim i rëndësishëm. Imagjinoni sikur të më kishin dëgjuar mua në vitin 2004, kur kam thënë se nëse ju ka ngel mendja tek Kosova coni porosi botës dhe shqiptarëve të Kosovës që kaosin që kemi lënë pas vetes, na lejoni t’u ndihmojmë që kjo të zgjidhet. Ne është dashur të parët të njohim pavarësinë e Kosovës. Kemi mundur të insistojmë ne definicionin që Kosova është shtet i të gjithëve, që të ketë consensus etnik për vendime të mëdha, pasi ekziston frika nga Shqipëria e madhe apo vendime për ndërrimin e karakterit të shtetësisë. Imagjinojeni sikur të më kishin dëgjuar këtu në vitin 2007 kur kam thënë mos e hidhni poshtë planin e Ahtisarit. Por, kam thënë edhe që askush nuk duhet të bëjë Gjermaninë e Vajmarit nga Serbia dhe mos e mundoni një popull të tërë ta thyeni pavarësisht që ai vetën e ka përulur, mos ia thyeni edhe unazën e fundit në kurriz dhe mos e bëni këtë nga Serbia, por hapni perspektivën. Këtë nuk e kanë bërë të huajt, pasi s’po e bëjnë as për veten. Fatkeqësisht nuk ka patur mencuri dhe koha është e rëndësishme.Ju kujtohet që Rugova ishte sjellë këtu në Beograd dhe ka biseduar me Milloshevicin, pasi në muajin prill ata këtu kishin idenë që të bënin një qeveri kosovare dhe të vinin në krye Rugovën. Në luftën e vitin 1999! Përse nuk e kanë bërë këtë në vitin 1990 e kemi patur rastin dhe cfarë kemi pritur që do të ndodh? Nuk të bëka punë Azem Vllasi, Kaqusha Jashari, nuk qenka i mirë Rugova atëherë do të marrësh Adem Jasharin, Hashim Thacin, Ramush Haradinajn dhe njerëz të tjerë dhe meqë tin ë Kosovë udhëheq me dhunë, atëherë edhe gjuha që dikush do të komunikoj me ty është dhuna.

Keni thënë që Serbia ka kapitulluar në Kosovë…

Jovanovic: Natyrisht. Kapitullimi ka qenë njësoj sikurse gjermanët në vitin 1945 kur së pari kanë kapitulluar tek amerikanët dhe më pas ka arritur Zhukov dhe ka thënë ejani sërish dhe kanë kapitulluar edhe për rusët.Kjo është Kumanova. Cfarë shkruan në marrëveshjen Ahtisari-Cernomirinj, pra që zbatohet marrëveshja e Rambujesë apo jo? Në këtë marrëveshje të Rambujesë shkruan e drejta për vetëvendosje, referendum. Si quhet pra kjo?

E pavarur apo jo, si ta quajmë këtë në Serbi?

Jovanovic: Si mund të quhet kur ushtrinë e huaj e lejon të hyjë në territorin tënd dhe ti përgjithmonë tërhiqesh nga atje?

A është Serbia e gatshme që vërtetë të bëj një marrëveshje përfundimtare dhe si do të dukej kjo?

Jovanovic: Nuk është e gatshme ashtu siç nuk është e gatshme as Kosova.

Përse dhe cfarë është problemi këtu?

Jovanoviç: Imagjinojeni jetën pa ambicie dhe vision? Ja shembull gazetaria. Imagjinoni të merreni me gazetari dhe të mos keni asnjë llojë ideje apo dëshirë të bëni një bisedë të mirë, të shtroni pyetje të mira dhe që të ndikoni tek dikush që të mendoje pozitivisht. Ne emër të cfarë gjeje të bëjmë ne këtë hap? Kur unë flas për paqen unë nuk flas për të sepse jam dezertor. I kam katër fëmijë dhe djali im është 16 vjeç. Unë nga shtëpia kam shkuar kur kam qenë 18 si ushtar i ri si e tërë Jugosllavia dhe jam kthyer në prill të vitit 1992. Kam qenë në Pula të Kroacisë dhe kam kaluar 2 vjet të asaj Jugosllavie të përgjakshme nëpër linja dhe kaos. Si ka filluar lufta kush e di. Por, ne nuk kemi ide të mëdha dhe nuk kemi njëëndërr që duhet realizuar dhe të gjithë kanë ikur nga ne pasi nuk kemi patur këtëëndërr. Politika ime nuk është kjo, por është i rëndësishëm cdo segment dhe mendoj se nëse ekziston mundësia e cfarëdo marrëveshjeje do të duhej ta mbështesnim dhe të mos e lemë si problem të hapur.

Por cfarë të bëhet, Milloshevic ka shkuar, politika nuk ka zgjidhur problemet në tërë rajonin, Kosova dhe Serbia nuk mund të arrijnë marrëveshje, Bashkimi Evropian i ka thënëjo Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut….

Jovanoviç: E dini pse e kanë thënë këtë sepse janë të pakujdesshëm dhe të paaftë. Kam qenë në Maqedoni për marrëveshjen e Prespës dhe në një takim të liberalëve të Evropës nëShkup  kemi diskutuar për zgjedhjet evropiane. Kanë folur që platformë të jetë ekologjia dhe energjia.I kam pyetur nëse e kanë të qartë që janë zgjedhjet për Bashkimin Evropian. Nëse e kanë të qartë sa para ka investuar Putin në rrymën e katër në Evropë, të nacistëve nga Sanini në Itali, Mari Le Peen apo që ai qëndron pas BREXIT dhe që ai Aron Banks është takuar 7 herë katër ditë para BREXIT është takuar me njerëz nga shërbimi rus dhe ai qëndron pas Cambridge Analytics.

Por, si e shihni të ardhmen.Thatë shumë herë që keni parashikuar dhe se ashtu ka ndodhur.Cfarë mund të bëjmë këtu?

Jovanovic: Rusët nuk do ta lejojnë konsolidimin e kësaj pjese të Evropës. Kjo nuk është në interesin e tyre. Ne duhet të luftojmë shumë që tua sqarojmë që larg është Donjecku, nuk e dhëmb kjo Evropën apo Siria, por shumë janë ata që do tu lëvërdiste një luftë ballkanike e vogël, që pak të rrjedh gjak Evropa dhe të ketë sërish refugjatë. Të vijnë emisar të ndryshëm si Karington që ka qenë në vitet e ’90.Pas Malit të Zi dhe Maqedonisë nuk kanë mundësi.Kjo është politika e tyre-rusëve duhet tua kesh frikën, këtyre të tjerëve nuk mund tu besosh.A ishte Hojt Ji, pastaj Mitchell, Pallmer kurse tani Grenel…me kë jemi duke biseduar?

Por, gjithsesi jemi viktima të politikës edhe të Lindjes dhe Perëndimit. Kështu thoni ju! Por, cfarë mund të bëjmë, që sic thotë një këng këtu- vetëm luftë të mos ketë?

Jovanovic: Lufta është gjithmonë pasojë diçkaje. Këtu në një moment të gjithë filluan të flasin sërish për luftë. Mua më kujtohen bisedat edhe nëna edhe babai im kanë qenë jetim si pasojë e luftës dhe gjithmonë ka patur rrëfime dhe frikë nga lufta.Në një moment kjo edhe ndodhi. Në vitin 1999 unë dhe Zoran Gjingjic, ishim në terracën e tij dhe në një moment shikojmë në qiell dhe shohim avionët mbi Beograd dhe thamë a është e mundur. Shihnim avionët amerikan për të bombarduar Beogradin dhe pyesnim nga, si, dhe a është e mundur? Si kemi arritur deri këtu? Mendoj se duhet të kthjellim njerëzit që ideja e paqes është ajo që na integron. Nuk është qëllim që Serbia të mbroje shtetësinë në Kosovë, nuk mund të jetë ky qëllimi. Dhe, nuk mund të jetë qëllimi i vetëm i politikës në Kosovë, vetëm të bëhet shtet. Ky shtet, edhe i joni dhe i juaji duhet të jenë në funksion të ndonjë ideje? Përse shtet? Nëse kjo është rruga drejt paqes unë do ta bëj shtetin bashkë me ju! Por, kjo është një gjë tjetër atëherë. Bashkë do ta ndërtojmë edhe Kosovën edhe Serbinë. Nuk ekziston vetëm paqja shqiptare apo serbe. Nuk mund të qani vetëm në një sy. Cfarë duhet të bëjmë që këtë popull ta ulim nën radar, të mos nxitohemi, të jemi të qetë? Nuk guxojmë të harrojmë dhe duhet ta dimë pse kemi bërë krime të tilla, ne nuk e dimë dhe andaj them që Serbia nuk është e gatshme.Nuk është populli im i keq, nuk mund të jetë një popull I keq. Por, ne nuk dimë asgjë.Pqaja për mua është qëllimi.Për këtë duhet parë cfarë mund të bëhet.Veriu i Kosovës kurrë nuk ka qenë Kosovë. Mund të vijë Thaci edhe 100 herë në Gazivodë dhe policia mund të arrestoje kë të dojë në Mitrovicë. Por, kjo kurrë nuk ka qenë Kosovë. As në vitin 1999 nuk ka mundur.Nuk po flas për kufi në lumin Ibër. Si ka arritur Vucic të fitoj 98 për qind të zgjedhjeve. Nuk kanë votuar për program. Por, edhe koalicioni Povratak dikur dhe Beogradi gjithmonë ka kontrolluar jetën politike të serbëve. Unë kam qenë kundër kësaj. Por, kanë ardhur nga bashkësia ndërkombëtare dhe thonë, jo, ne me ju merremi vesh dhe më pas ju servisoni ata. Nuk duam ne të shkojmë të bisedojmë me disa serbe, kjo nuk na intereson. Njësoj kanë ardhur tek Milloshevic dhe me të kanë biseduar dhe jo me Karaxhic e Mlladic për Bosnjën. E di që të gjithë kemi fate të ndryshme dhe shkon rrugës së vet, por kjo nuk do të thotë që nuk mund të kemi një qëllim të përbashkët. Për mua nëse kemi qëllim paqen kjo ndjehet dhe nuk ka nevojë të thuhet.Ne nuk mund të jemi njëri kundër tjetrit edhe pse fatkeqësisht ka shumë tragjedi sidomos në anën tuaj. Kanë vdekur edhe shumëserb dhe kjo nuk është e mohueshme, pas vitit 1999 njerëzit janë vrarë. Por, unë këtë e përjetoj si një pasojë e një politike që e kemi filluar ne. Në Kosovë, në vitin 1989 nuk ka qenë situatë ideale, por ne nuk kemi sjellë paqe dhe rend. Ne atje i kemi venë një populli të tërë cizmen në fyt dhe vetëm kur kemi humbur gjithcka jemi ulur në tavolinë.Kështu kemi shkuar edhe në Kumanovë dhe luftën nuk e kemi patur si argument në Paris e Rambuje. Sic e kemi humbur luftën në Bosnje dhe më pas jemi ulur në Dejton dhe është dashur që të humbim luftën në Kosovë që të ndodh Kumanova, por kjo e Kumanovës nuk ka qenë fundi. Në vitin 1999 ka qenë më e lehtë të arrihet një zgjidhje e qëndrueshme se sa sot. Ende merremi me rezolutën 1244.

Faleminderit për intervistën

Jovanovic: Faleminderit juve dhe shpresoj të flasim sërish dhe të jemi pak edhe krenar për ndonjë gjë që kemi bërë./abcnews.al

 

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono