Dorëhiqet zv/kryeministri britanik, iu gjet material pornografik

12:22 | 21/12/2017

Qeveria e Tereza Mej tronditet sërish, Zëvendës kryeministri bnroitanik Damian Green ka dhënë dorëheqjen pasi në kompjuterin e tij u gjet material pornografik. Vetë May u shpreh se ndihej shumë e trishtuar për këtë ngjarje

Damian Green, numri dy i ekzekutivit britanik të drejtuar nga Tereza Mej ka dhënë dorëheqjen, lajmi është konfirmuar nga Douning Street. Zëvendës kryeministri dha dorëheqjen në lidhje me hetimin e nisur kundër tij pas gjetjes së materialeve pornografike në kompjuterin e zyrës së tij në vitin 2008. Në letrën ku kërkonte dorëheqjen Green kërkoi falje për sjelljen e tij ndërsa kryeministrja Mej u shpreh e trishtuar. Green gjithashtu akuzohet për ngacmim seksual dhe nga një akttiviste e konservatorëve

Kryeministrja Mej lavdëroi punën e kryer nga ish krahu i djathtë i saj dhe pranoi dorëheqjen e tij të cilën e kishte kërkuar vetë ajo disa orë më parë. Për qeverinë e Maj, e cila sapo është rimëkëmbur nga rezultati zhgënjyes i qershorit dhe në tension për Brexit, kjo është një goditje e rëndë. Green është anëtari i tretë i ekzekutivit që jep dorëheqjen brenda një muaji

Në fakt ish ministri i mbrojtjes Majkëll Fallon dha dorëheqjen pas dyshimeve për ngacmime seksuale. Por dhe drejtoresha e dikasterit për zhvillimin ndërkombëtar Priti Patel u detyrua të japë dorëheqjen dy javë më parë pasi u zbulua se kishte kontakte diplomatike sekrete në Izrael, për të mbështetur ambiciet e saj personale./abcnews.al



Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono