Dorëhiqet Shpend Ahmeti, PSD-në e merr bashkëshorti i ministres Shahini

22:49 | 15/12/201922:490

Shpend Ahmeti dha sot dorëheqjen nga posti i kryetarit të partisë Social Demokrate. Kjo forcë politike në Kosovë është duke mbajtur Kuvendin e saj zgjedhor, ku u caktua lideri i saj i ri dhe kryesia e partisë. Udhëheqësi lideri i ri i partisë është Dardan Molliqaj, bashkëshorti i ministres së arsimit, Besa Shahini.

Dorëheqjen e tij, Ahmeti e bëri të ditur sot përmes një statusi në Facebook, ku mori përsipër si kryetar fajin për dështimin e PSD-së në zgjedhjet e 6 tetorit.

“Natyrisht, përgjegjësia më e madhe është e imja si kryetar i subjektit. Për të mos kërkuar përgjegjësi nga asnjëri individualisht, si kryetar kam kërkuar mbledhjen e Kuvendit të PSD, organi më i lartë vendimmarrës i saj. Kjo na mundëson që të reflektojmë si kolektiv dhe të marrim përgjegjësi si parti. Ky propozim u aprovua në mënyrë unanime dhe nga sot PSD do të ketë kryetar të ri dhe Këshill të ri. Pastaj Këshilli do të votojë kryesinë e re dhe pozitat tjera udhëheqëse në parti”, shkruan Ahmeti.

Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit, koalicioni Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partia Socialdemokrate siguroi 13 deputetë në Kuvend./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono