Dorëhiqet Ramush Haradinaj, shkak ftesa e Gjykatës Speciale

16:15 | 19/07/2019

Kryeministri Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit. Ai është ftuar të intervistohet si i dyshuar nga Gjyakat Speciale në Hagë. Ai ka kërkuar nga Presidenti të shpallë ditën e zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

Ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga posti i kryeministrit Ramush Haradinaj. Ai këtë vendim e ka marrë pasi është ftuar për tu marrë në pyetje nga Dhomat e Specializuara në Hagë si i  dyshuar.

Haradinaj në fund të mbledhje së qeverisë ka shprehur bindjen se pastërtia e luftës së UCK-së nuk do të njolloset nga askush.

Nderi i kryeministrit dhe shtetit duhet të ruhet dhe unë nuk e poshtëroj asnjëherë. Në Hagë si Ramush Haradinaj do ti dalë përballë shpifësve ashtu si e kërkon nderi i luftëtarit shqiptar. Pastërtia ime dhe e luftës së UÇK-së e konfirmuar nga dy aktgjykime nuk mund të njolloset nga askush dhe asnjëherë.

I emocionuar në konferencën e jashtëzakonshme  për media Haradinaj tha se Kosovës po i bëhet presion i padrejtë për çmimin e njohjes nga Serbia, ndërsa tha se ndarja është e papranueshme.

Ndërsa tha se pas kësaj dorëheqje mandatin ia kthen popullit ndërsa ka kërkuar nga Presidenti t’i shpallë zgjedhjet e parakohshme.

Për të ky vendim, i dyti me radhë për tu dorëhequr nga posti i kryeministrit nuk ishte i lehtë. Ai kishte dhënë dorëheqje edhe në vitin 2005 nga posti i Kryeministrit për t’u ballafaquar me Gjyaktën e Hagës, por nuk e pati prishur koalicionin qeveritar që e kishte me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Raporti: Blerta Dalloshi Berisha

Kamera:Visar Kryeziu


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono