Dorëhiqet Kryeministri i Gjeorgjisë


23:32 | 13/06/2018

Kryeministri i Gjeorgjisë, Giorgi Kvirikashvili, dha dorëheqjen pas një vale protestash antiqeveritare, që kanë tronditur kryeqytetin Tbilisi.

Kvirikashvili njoftoi për vendimin e tij të mërkurën, duke përmendur “mosmarrëveshjet” me udhëheqësin e partisë në pushtet, Bidzina Ivanishvili, si arsye për të.

“Mendoj se është momenti kur një lideri të partisë duhet t’i jepet mundësia për të formuar kabinetin e ri”, tha Kvirikashvili.

Ai ka qenë kryeministër që prej Dhjetorit të vitit 2015. Me vendimin e tij për dorëheqje shpërbëhet i gjithë kabineti.

Vala e protestave në Tbilisi ka nisur më 31 maj kundër, siç është thënë, një gabimi të drejtësisë pas vrasjes së dy adoleshentëve në Dhjetor./REL



Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono