Dorëheqjet e drejtorëve në Shkodër, PD: Rama po spastron administratën

16:30 | 29/08/201916:300

Partia Demokratike ka reaguar pas vendimit të drejtorëve rajonalë në Shkodër për t’u dorëhequr në bllok. Dega e Partisë Demokratike në Shkodër e ka cilësuar kërkesën e kryeministrit Rama drejtuar drejtorëve rajonalë si një akt totalisht antiligjor dhe në shkelje flagrante të Kushtetutës, Statusit të Nëpunësit Civil dhe Kodit të Punës. Për demokratët kryeministri po vendos PS Shkodër, në administrimin e Tom Doshit, personit të shpallur “non grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndaj edhe fillimisht ka zgjedhur t’i spastrojë “fushën” duke i lënë në dorë të gjitha drejtoritë rajonale në Shkodër. PD e cilëson lëvizjen e Edi Ramës si tentativë për t’u hedhur “hi syve” shkodranëve. “Është një përpjekje e dështuar për të tërhequr vëmendjen nga skandali i Shkodrës, ku me 30 qershor kandidoi një të inkriminuar, ashtu siç bëri me Vorën dhe me bashki të tjera që do të evidentohen në ditët në vijim”, thuhet në reagimin e demokratëve. /ABC News Albania 24/7

 

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono