Donald Trump aprovon për herë të fundit marrëveshjen bërthamore me Iranin

21:53 | 12/01/2018

Presidenti Donald Trump ka aprovuar për herë të fundit marrëveshjen bërthamore me Iranin duke hequr sanksionet edhe për 120 ditë të tjera. Shtëpia e Bardhë nënvizon nevojën për të ndryshuar akordin e 2015.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, do të aprovojë marrëveshjen bërthamore me Iranin edhe një tjetër herë përpara se ta braktisë atë nëse nuk do të ndryshohet. Lajmi është konfirmuar për mediat ndërkombëtare nga zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë. Zgjatimi i mandatit të zbatimit të marrëveshjes, që ai do të nënshkruajë, pezullon sanksionet e Shteteve të Bashkuara kundër Iranit për 120 ditë të tjera.

Shtëpia e Bardhë kërkon një marrëveshje me nënshkruesit e BE-së për të bërë t’i përhershme kufizime mbi pasurimin e uraniumit të Iranit. Sipas marrëveshjes së tanishme, ata do të përfundojnë në vitin 2025. Trump gjithashtu dëshiron që programi i raketave balistike të Iranit të adresohet.

Marrëveshja historike u nënshkrua midis gjashtë fuqive globale dhe Iranit në 2015. Në të, Irani ra dakord të zvogëlonte në mënyrë drastike veprimtarinë e pasurimit të uraniumit, të shkatërronte rezervat e uraniumit të pasuruar dhe të modifikonte një strukturë të ujit të rëndë, kështu që nuk mund të prodhonte materiale të përshtatshme për një bombë bërthamore.
Në këmbim, sanksionet ndërkombëtare dhe amerikane, në fuqi prej dekadash, të lidhura me aktivitetin bërthamor, u pezulluan. Por që marrëveshja të vazhdojë, presidenti amerikan duhet të nënshkruajë pezullimin e sanksioneve çdo 120 ditë. “Kjo është hera e fundit”, u shpreh një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë.

Ndërkohë, vendimi i administratës Trump vjen pas thirrjes që iu bë nga fuqitë europiane për të respektuar akordin e 2015-s. Sipas Bashkimit Europian, Irani ka respektuar plotësisht marrëveshjen bërthamore./abcnews.al




Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono