Dokument/ Leja abuzive e pallatit në Kashar: Asnjë dokument për zbatimin e projektit

21:23 | 14/01/202021:230

Cilësia e dobët e punimeve dyshohet se u bë shkak për çajen e disa pallateve në termetin e 26 nëntorit. Në dosjen e prokurorisë, ndër të tjera thuhet se gjatë hetimit janë evidentuar ndërhyrje të padrejta në strukturën e disa objekteve në qytetin e Tiranës.

Prokuroria ka hetuar për 1 muaj e gjysëm dhe sot ka nxjerr 38 urdhër-arreste për ish-zyrtarë të komunave, ndërtues, urbanistë e arkitektë. Nga burime pranë grupit hetimor, abcnews. al ka mësuar se 27 personat e ndaluar, por edhe ata që po kërkohen kanë shpërdoruar detyrën sipas nenit 248 të kodit penal.

Në një dokument të siguruar nga Abc News, ndër të tjera thuhet se në njërin prej pallateve të dëmtuara nuk kishte “asnjë dokument për zbatimin e projektit”.

“Përsa i përket procedurave administrative të marrjes së lejes së ndërtimit shikojmë se me vendimet e komunës Kashar janë ndjekur hapat për marrjen e lejes, duke miratuar studimin urbanisitik (nuk është në dosje) pastaj duke miratuar sheshin e ndërtimit dhe në fund duke proceduar me dhënien e lejes së ndërtimit”, thuhet më tej.

“Në procedurat e administrimit të dosjes së objektit nga ana e komunës Kashar shikojmë se nuk kemi në dosje të gjitha projeket. Këto projekte nuk janë të konfirmuar nga komuna Kashar. Gjithashtu ka studim gjeologjik por nuk kemi raport teknik mbi studimin inxhniero-sizmiologjik të sheshit të ndërtimit. Nuk ka asnjë dokument sa i përket zbatimit të projektit”, thuhet ndër të tjera në dosjen hetimore. /abcnews.al

Lexo edhe: EMRAT/ Nisin arrestimet në Tiranë, 27 ish-zyrtarë, ndërtues e arkitektë bien në pranga

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono