Do reflektojë Rama pasi Meta ktheu “anti-shpifjen”? Koçiu: Çfarë presim nga kryeministri

09:03 | 13/01/202009:030

Ditën e djeshme presidenti Ilir Meta ktheu në Kuvend paketën “anti-shpifje”.  Për të folur për këtë ishte në studion e Enkel Demit, në emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, gazetarja Mimoza Koçiu.

Koçiu mes të tjerash u shpreh se gazetarët nuk do të tërhiqen në kundërshtinë e tyre për ligjin ndaj medias.

“Ne do presim, por nuk kemi ndërmend ta lëmë përgjysme. Kemi edhe një premtim nga opozita që ka thënë se do e rrëzojë. Meta përmendet te argumentin, nuk mund të themi që AMA dhe AKEP janë të pavarurura se kemi zotin Malaj që për shkak se foli kundër qeverisë u realizua shkarkimi”, u shpreh mes të tjerash Koçiu.

Ndërkaq, e pyetur nëse presin një reflektim nga Rama, gazetarja tha se shpresojnë tek pesha që tashmë ka me kryesimin e OSBE.

Pjesë nga intervista:

Në OSBE ka shumë zëra kundër …

Po është dhe ambasadri në Tiranë që është shprehur kundër.

Pavarësisht se ata janë në një linjë, Rama ka shprehur idenë që të vazhdojë përpara.

Mesa duket as Presidenti nuk e ka lexuar se ngrinte të njëjtat çështje. Nëse ti shkruan ndaj qeverisë dhe ke instrumemti si AMA dhe AKEPI që do marrin masa ndaj teje. Nëse ndodh një vrasje, proceduar është më e gjatë. Nëse ti flet kundër qeverisë atëherë ti duhet ta paguash direkt.

Komuniteti i gazetarëve, është për ta sistemuar pak ligjin?

Ne jemi që të tërhiqen të dy projektligj. Ne kërkojmë vetërregullim

Për ta konceptuar ligjin?

Ligji është, edhe online mund të funksionojë në bazë të ligjit. Fakti se të marrësh vesh kush është pronar, por pse jo. Shteti i ka instrumentet që nëse ka një problem me një portal e zbulon.

Beson se Rama do të reflektojë?

Po shpresoj për peshën që ka me OSBE-në. Ka edhe konfliktin Ukrainë-Rusi. Është kumbari, garanti që palët të shkojnë siç duhet, sepse po përgatitet për takim që do bëhet në Berlin.

Ti shpreson te reflektimi i Ramës?

Ky nuk është prioriteti i tij. Në momentin që na thotë se është model i Gjermanisë, po por e ka për shkak të urrejtjes, ligjin e kanë bërë për këtë edhe në Francë është bërë kundër ndërhyrjes në zgjedhje, 4 muaj para zgjedhjeve tani në Francë kanë detyrimin të tregojnë psh. Ky artikull është publikuar nga Moza.

Mua gjëja që më bën përshtypje ne këtë situatë të me mediat online komuniteti i gazetarëve e kishte parashikuar vetë. Instituti i medias ka rithemeluar Kodin e Etikës, ku përfshihen prania e mediave online dhe kjo është bërë edhe nga Ama dhe Akep, pse nuk i thonë këto kryeministrit që ne e kemi bërë këtë? Ne nuk do kemi tjeshtë Ama dhe Akepin por edhe Ramën?

Mund edhe të mbyllet media, dhe pastaj ti të ndjekësh rrugën ligjore. Prandaj është më kollaj në këtë vend te vrasësh  sepse e ke procesin më të gjatë.

Në OSBE tashmë është edhe Ditmir Bushati…

Unë mendoj se Zoti Rama aty ka bërë zgjedhjen e duhur. Zoti Bushati është njohës i mirë për politikën e jashtme, kam përshtypje që diferenca mes të dyve do i ndihet.

Njerëzit do orientohet aty ku ka thelb. Kush e di sa do jetë mërzitur Batoni. Le të kthehemi te ligji, do ketë një reagim tjetër nga gazetarët?

Ne do presim, por nuk kemi ndërmend ta lëmë përgjysme. Kemi edhe një premtim nga opozita që ka thënë se do e rrëzojë. Meta përmendet te argumentin, nuk mund të themi që Ama dhe Akep janë të pavarurura se kemi zotin Malaj që për shkak se foli kundër qeverisë u realizua shkarkimi.

Duhet të pranojmë që gjatë kësaj periudhe ka një tërehqje të veçantë të medias, ka qenë një periudhë kalimtare, nuk më duket se ka ndonjë shtim të rënia apo ngritjes së shpifjes.

Ai ka shpallur gjendjen e fatkeqësisë natyrore, por ai mendonte se do kishte këto superfuqitë, e shtyunë situatën dhe nuk po ndodh asgjë. Ditët e para thoshte që mediat po terrorizojnë qytetarët. Ku ka terrorizuar media, por vetëm se ka ndihmuar. Nuk ke të arrestuar për asnjë rast. Edhe jetë njerëzroe nuk kanë kosto në këtë vend.

Jemi në një situatë gati-gati anomalie, portalet ndërrojnë edhe domain dhe hajde kapi…

Ka humbur kreativitetin për të patur qasjen tjetër me media, mendon tu qaset me arroagancë.

/abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono