Në mbledhjen e jashtëzakonshme të qeverisë për pasojat e tërmetit, kryeministri Rama u ndal edhe tek rindërtimi, që sipas tij do të ndërtohet një lagje e re në Durrës, Tiranë dhe Kurbin.
Këto lagje sipas kreut të qeverisë nuk do të kenë lidhje me banesat sociale ekzistuese, por do të jenë “lagje të Rilindjes”, siç i quajti kryeministri.
“Objektivi im është që të arrijmë në një program rindërtimi, rezultati i të cilit të jetë krenari kombëtare, jo banesa sociale të tipit që kemi njohur deri tani, banesa që bëhen për të varfrit dhe që e kanë të shkruar gjithë jetën që janë në shtëpinë e të varfërve. Ndërtojmë në Durrës një lagje të re në Durrës, që të jetë më e bukura në Durrës me të gjitha parametrat
Në Tiranë kemi skenar për të ndërtuar një lagje të madhe dhe një skenar për të ndërtuar dy të vogla. Në Kurbin të gjitha pallatet që kemi vizituar dje do ti shembim dhe do të ndërtojmë një lagje të re të vogël, por me paramtetra të tjerë.
Këto do të jenë lagjet e Rilindjes pas një situate vdekje dhe traume kombëtare. Për financimin sigurisht do të kemi prioritete shumë strikte, do të bëjmë ndërtime të reja dhe do të vendosim një standard se si qeveria mund të ndërtojë në të njëjtin nivel dhe me shumë pak shpenzime”, tha Rama.
Mw tej Rama tha se në vitin e ardshëm nuk do ketë asnjë shpenzim nga bashkitë.
“Në vitin e ardhshëm nuk do blihet asnjë makinë, nuk do bëhet asgjë nga ato që kanë qenë në rutinë e përditshme, në të gjitha bashkitë e vendit, asnjë shpenzim për këtë punë. Kush do të jetë keq për makinë të gjejë një kalë dhe nuk ka problem, kryetarë bashkishë me kuaj do të ishin një invacion ekologjik dhe sidomos kryetarë të njësive administrative që të shkonin shpi më shpi me kalë. Përtej metaforës kjo është e vërteta”, tha kryeministri./abcnews.al