“Do largohesha për hir të vendit”, Gjiknuri për komisionin: Jam sulmuar për shkak të rolit tim politik

21:21 | 10/10/201921:210

Damian Gjiknurit i duket justifikim dhe absurditet kërkesa nga e opozitës për largimin e tij nga bashkëdrejtimi i Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore. Gjatë një interviste në televizionin ABC News me gazetaren Mirela Milori, deputeti tha se nuk ka pushtet të madh në atë komision pasi është thjesht përfaqësues i Partisë Socialiste.

Sipas Gjiknurit, e gjitha është një sulm politik për shkak të rolit të tij. Ish-ministri theksoi se do t’i qëndrojë premtimit të tij për t’u larguar nga pozicioni për hir të vendit. Megjithatë problemi nuk është tek ai, por tek fakti që PD nuk njeh komisionin dhe parlamentin.

“Kjo është një përrallë, justifikim, është një absurditet. Unë s’kam ndonjë pushtet të madh aty, jam përfaqësues i PS në atë komision. Pastaj unë nuk kam asnjë hetim penal, as nuk jam i akuzuar për asgjë, nuk jam thirrur nga prokuroria, nuk kam kryer asnjë vepër të tillë që të vihet në dyshim personi im. Nëse unë do kisha përballje me drejtësinë, natyrshëm do përballesha me drejtësinë. Akuza politike. Pse jam sulmuar unë? Jam sulmuar për shkak të rolit tim politik. Unë kam qenë një nga drejtuesit e lartë elektoral. Kam bërë beteja dhe kam fituar kështu mund të bësh edhe armiq, por të zgjedhësh kundërshtarin në tavolinë nuk është normale. Të gjithë kanë akuza.

Unë kam thënë, po të isha unë pengesa kryesore ata le të vinin në komision. Do bëja një gjest që nuk është normal politik, por do e bëja për hir të vendit sepse do më dukej absurde që gjithë ajo trysni të përfundonte vetëm tek një emër. Nuk është problemi aty, por PD nuk e njeh komisionin, nuk njeh Parlamentin në tërësi”, shtoi Damian Gjiknuri, bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Zgjedhore.

Bashkëkryetari socialist i komisionit parlamentar për reformën zgjedhore, Damian Gjiknuri deklaroi më 19 Shtator se është gati të rishikojë këtë pozicion, me kushtin që PD të përfshihet në këtë Reformë.

Intervista e plotë

 

/abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono