“Do iu dërgojmë si pako në Shqipëri”, banorët spiunojnë të riun

11:40 | 11/07/2019

Një ditë më parë drejtësia britanike ka dënuar me dy vite burg një emigrant ilegal shqiptar, i kapur në një fabrikë kanabisi. Leonard Llapanji, 22 vjeç, u arrestua pasi kujdesej për lëndën narkotike të gjetur në një banesë në Pleilar Terrace, Keighley.

Ai kishte hyrë në Britani nga ana e pasme e një kamioni dhe akuzohet për prodhim dhe shitje kanabisi. Prokurori Miss Hancock tha se në katër dhoma dhe në bodrumin e shtëpisë rritej droga. Sipas tij polica sekuestroi 78 bimë kanabis, 114 fidanë dhe dy kg të kanabisit të vendosur në pako me vakum.

Ishin banorët ata që njoftuan policinë pasi era e rëndë e kanabisit ishte mbytëse për ta. Avokati i Llapanjit, Tom Rushbrook, tha se klienti kishte punuar në ndërtim në Londër, përpara se të shkonte në Bradford. Avokati i kishte bërë kërkesës gjykatës që klienti i tij të mos dëbohej pas përfundimit të dënimit.

Pasi dha dënimin me dy vite burg, gjykatësi Durham Hall paralajmëroi personat që merren me ngritjen e femrave të drogës në zonën e Bradfordit: “Komuniteti nuk duhet të mërzitet, policia është në anë e tij! Kanabisi po shkakton probleme të mëdha tek përdoruesit në aspektin e mirëqenies së shëndetit mendor dhe kontribuon në veprimtarinë kriminale”.

Në fund të seancës gjykatësi nuk e pranoi kërkesën e avokatit të shqiptarit dhe tha se do të bëjë kërkesë që 22-vjeçari të dëbohet në përfundim të dënimit nga Zyra e Emigracionit.

“Unë parashikoj se ju do dërgoheni si pako në Shqipëri,” i tha gjykatësi shqiptarit./abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono