“Do digjej Kuvendi”, Shehi komenton Metën: Nuk më duket logjike

20:30 | 19/09/201920:300

E respekton Presidentin Ilir Meta për pozicionin që ka marrë, por ka kundërshtitë e tij edhe për disa çështje të caktuara. Një ndër to është edhe deklarata e fundit e në Komisionin Hetimor Parlamentar se kishte informacion për djegien e Kuvendit në një protestë të opozitës.

Sipas kryetarit të LZHK-së, Dashamir Shehi, ky pozicion i ri i Metës nuk duket logjike. Ai tha gjatë rubrikës “Mbrëmje Ide” me gazetaren Mirela Milori se nuk kishte pasur më përpara një informacion të tillë.

Gjithashtu, Shehi tha se ka qenë pro pozicionit të Metës për t’i dhënë kohë politikës për të rinegociuar, por datën 13 Tetor për zgjedhjet e konsideron të pamjaftueshëm për të zgjidhur problemet që nxorrën opozitën jashtë Kuvendit.

“Nga e gjithë kjo histori do ju them që ka të vërteta, ka ekzagjerime. Ne respektojmë presidentin për një lloj pozicioni që ka marrë për t’u ndeshur me Ramën, i cili automatikisht përkthehet si një mbështetje ndaj opozitës. Mundet që në këtë mes të ketë edhe elementë të së vërtetës. Mos të harrojmë që Meta është një njeri politik. Shumë nga këto lëvizje i ka bërë me iniciativën e vet, jo me opozitën. E ka thirrur opozitën kur i është dashur për ta thërritur. Për shembull zoti President ka ngulur këmbë për zgjedhure më 13 Tetor. Ne e kemi çmuar pozicioni presidencial për të fituar kohë, për t’i dhënë shans edhe njëherë politikës shqiptare për të rinegociuar, por e konsiderojmë të pamjaftueshme datën 13 Tetor për të zgjidhur hallin e madh për të cilën opozita doli në rrugë. Këtu jemi kundër Presidentit.

Unë gjykoj që pozicioni i ri i Presidenti që po digjej parlamenti, do digjej parlamenti, domethënë që linja politike të kthehet në një linjë subversive me mua personalisht nuk takon. Pse? O duhej të na lajmëronin që brenda kësaj linjë ka edhe gjëra subversive, në qoftë se ka. Unë gjykoj që nga kampi opozitar nuk është hedhur kurrë në drejtim të Kuvendit edhe një shkrepëse.  Nuk kisha ndonjëherë informacion, por edhe kolegë të mi s’e kemi dëgjuar. Ne kemi dëgjuar nga presidenti vetë, i cili thotë që i shtyjmë zgjedhjet sepse kemi nevojë të gjithë për paqe, kohë dhe reflektim. Mrapsht nuk mund ta kthej analizën time. Mua nuk më duket logjike. Unë do ta kisha bërë dhe do ta quaja të pranueshme, justifikueshme dhe të moralshme që data është shtyrë për t’i dhënë shans palëve në Shqipëri të rimendojnë për një situatë politike.

Unë gjykoj që politika është një gjë që bëhet në sipërfaqe dhe duhet të jetë transparente. Lëvizje nga këto subversivet nuk jam në gjendje t’i interpretoj”, tha Shehi.

Ndërkohë Partia Socialiste do ta rrëzojë presidentin, sipas Shehit, të cilin e sheh atë si institucionin e fundit kundërshtar ndaj qeverisë, për të futur frikë si në kohën e komunizmit./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono