Djegia e Notre Dame, dalin rezultatet e hetimeve paraprake

23:42 | 26/06/2019

Në Paris janë publikuar të mërkurën rezultatet e hetimeve paraprake mbi zjarrin që përfshiu katedralen Notre Dame. Sipas prokurorëve që kanë kryer hetimet, shkak janë bërë një defekt në sistemin elektrik ose një cigare.

Një defekt elektrik ose një cigare e fikur keq mund të kenë qenë shkaqet e rënies së zjarrit që dogji një pjesë të katedrales Notre Dame, në Paris. Lajmin e bënë të ditur autoritetet franceze që kanë hetuar zjarrin që përfshiu objektin e kultit në muajin prill.

Prokurorët parizienë deklaruan se, teksa po hetojnë edhe mundësinë e neglizhencës, aktualisht nuk kanë arsye të besojnë se zjarri është vënë qëllimisht. Zjarri që përfshiu katedralen mesjetare më 15 Prill shkatërroi çatinë e saj, rrëzoi shtizën dhe rrezikoi të shembte kullat e kambanave përpara se të ndërhynin zjarrfikësit për ta shuar.

“Shkaqet e sakta nuk janë zbuluar ende, por për momentin nuk ka të dhëna për një zjarr me origjinë të qëllimshme”, thuhet në një deklaratë të zyrës së prokurorit të Parisit, Remi Heitz.

Megjithatë, në dokument nënvizohet se asgjë nuk është përjashtuar nga hetimi, që pas fazës paraprake do t’i kalojë tre prokurorëve të tjerë me kompetenca më të fuqishme për të çuar përpara procesin.

Presidenti francez, Emmanuel Macron ka vendosur si objektiv rindërtimin brenda 5 vitesh të Notre Dame, një objekt që daton që prej shekullit të 12-të dhe është një ndër ndërtesat ikonë të Europës./ABC News Albania 24/7


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono