Meta thirrje për dialog: Palët të bëjnë hapa pas

18:01 | 04/03/201918:010

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka ftuar mazhorancën dhe opozitën që ta zgjidhin krizën politike  duke bërë hapa pas.Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka refuzuar dialogun pasi zgjidhja e vetme që  ofron ai është protesta për rrëzimin e qeverisë.

Nuk ia kanë veshin thirrjeve të presidentit Ilir Meta, megjithatë nuk lodhet së përsërituri mazhorancës dhe opozitës në vend.

 “Jemi në kushtet e një krize politike, kushtetuese dhe institucionale, e cila mund dhe duhet të ishte shmangur, në mënyrë të vijueshme kam apeluar për dialog mes palëve, jo vetëm për të evituar këtë situatë, por për ti paraprirë atij vendimi të rëndësishëm që u paralajmërua në qershorin e kaluar për mundësinë e çeljes së negociatave në qershorin që po vjen”.

Frika se shqipëria mund të mbesë në vend numëro me progresin e kërkuar nga Bashkimi Evropian e mundon presidentin Meta.

 “Dhe një ditë pas vendimit të qershorit kam thënë se duhet të fillojmë punën qeveri-opozitë, pasi mund të ikë një vit dhe të mbesim në sërish vend. Palët të bëjnë hapa pas dhe të reflektojnë dhe të reflektojnë me përgjegjshmëri për të rivendosur normalitetin politik, demokratik, kushtetues dhe institucional në vend”.

Përgjigjen ia kthehu menjëherë kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha. Përkundrazi, kreu demokrat bën thirrje për të ecur drejt.

E njëjta përgjigje pritet edhe përfaqësuesja tjetër e partisë në opozitë Monika Kryemadhi, I vetmi që duket se ndezi një dritë jeshile është kryeministri Edi Rama me ftesën e tij për tu parë diku me të ikurit nga kuvendi ndonëse takimin këta të fundit ia kanë lënë përpara parlamentit ditën e seancës plenare./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono