Djali i politikanes italiane plagos shqiptarin

19:21 | 29/04/201919:210

Katër shqiptarë më 26 Prill kishin hyrë për të grabitur një shtëpi në Monterotondo, Itali. Por planet nuk u kishin shkuar si duhet dhe për pasojë njëri prej tyre ka mbetur i plagosur. Ishte djali i familjes italiane ai i cili plagosi hajdutin shqiptar. I plagosuri mbeti një 16 vjeçar shqiptar ndërsa autor është  Andrea Pulone, 29 vjeç.

“Ne kemi një detyrim për të mbrojtur të dyshuarin që plagosi shqiptari”, është shprehur sot  kryeprokurori i Tivolit, Francesco Menditto.

“Hetimi ynë gjithashtu synon të identifikojë autorët e tjerë të tentativës së vjedhjes. Disa minuta më parë kam dëgjuar se i riu i plagosur ka dalë nga gjendja kritike për jetën. Ky padyshim është një lajm i mirë”, tha më tej kryeprokurori.

Bazuar në atë që është mësuar, hetuesit kanë rindërtuar dinamikën e fakteve. Ndërsa ditët në vijon do të merret edhe dëshmia e të lënduarit.

Ndërsa sot karabinierët kanë gjetur  makinën që përdori banda për të hyrë në shtëpinë e Monterotondos në periferi të Romës të premten në mbrëmje. Por kjo grabitje nuk arrit të finalizohej pasi hajdutët shqiptarë u përballën me djalin e pronarit të banesën, i cili qëlloi dhe plagosi një nga grabitësit, një 16 vjeçar me origjinë shqiptare.

Ndërsa hetimet tashmë janë përqendruar në makinën e gjetur për të zbuluar gjurmë të lëna nga autorët, të cilat mund të çojnë në identifikimin e tyre.

Automjeti ishte marrë me qira dhe në tentativën për grabitje thuhet se kanë qenë të përfshirë 4 persona.

Ishte ora 19:00 kur një telefonatë shkoni në numrin112: “Hajdutët hynë në shtëpinë time, më duhej t’i qëlloja, por unë nuk mendoj se i kam vrarë”.

Ai që tha këtë fjalë ishte Andrea Pulone, 29 vjeç, shumë i njohur në Monterotondo, sepse ai drejton një lokal, është dhe pjesë e një shoqate, konsiderohet një djalë shumë i mirë, babai i tij është një astrofizikant i njohur, nëna e tij është kandidate për këshillin bashkiak me koalicionin e qendrës. Në orën 7:40, 30 kilometra nga Monterotondo, një makinë ndalon para dhomës së urgjencës Gemelli dhe la një person të plagosur, pastaj iku.  Më pas një telefonatë anonime kishte njoftuar babanë e të lënduarit: “Djali yt është tek Gemelli”.

Çfarë ndodhi në vilën e Monterotondos, në një zonë banimi, ku vitet e fundit ka pasur shumë vjedhje në shtëpi?

Prindërit e Pulone kishin shkuar për pushime në Portugali. Grupi, i cili mund të ketë qenë duke mbikëqyrur lagjen, ka menduar se në shtëpi nuk kishte njeri.  Ata hynë nga një derë anësore në oborr, hoqi grilën mbrojtëse dhe hynë në banesë.

Andrea kishte qenë në katin lart dhe ishte frikësua sepse bashkë me të ishte edhe  dashura e tij. Ai mori armë, të cilën e kishte me dokumentacion, një Glock 21 kalibrit 45. Ai zbriti, dhe i kërkoi grupit të vjedhësve të largohen, por ata nuk iu bindën. Ai në ato momente kishte menduar edhe për fakti se kishte të dashurën e tij lart dhe kishte qëlluar 5 herë. Ai kishte tentuar të trembe bandën e grabitësve, por ai nuk kishte vënë re se njërin nga grabitësit e kishte qëlluar në bark.

Ata të tre nuk ishin të armatosur por thjesht kishin në duar mjete të cilat i përdornin për grabitje. Ata më pas ishin largua nga një maminë në të cilën ishte një bashkëpunëtor i 4 që i priste. Ata e dërguan në qendrën shëndetësore në Gemelli djalin e lënduar dhe më pas ishin larguar. Si pasojë e plagës së marrë adoleshenti shqiptar i ishte nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale dhe për pasojë ka dalë me sukses. Ndërsa dosja për këtë ngjarje tashmë është në duart e Prokurorisë në Romë./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono