Divjakë, rrugët e fshatrave me gropa dhe pluhur


12:54 | 13/06/2018

Divjaka duhet të jetë bashkia që ka rrugët më të dëmtuara nëpër fshatra. E tillë është edhe ajo që lidh disa fshatra përmes segmentit Çermë-Germi, zonë, ku banorët njohën për prodhimin e bostanit dhe të patates.

Udhëtimi përmes saj është një ferr. Pluhur e gropa. Por për banorët e këtushëm, kjo rrugë quhet e rregulluara.

Është segmenti Çermë – Gërmenj që lidh disa fshatra. Askush nuk ka pyetur për ankesat e fshatarëve. Për këtë arsye vendosën të paguajne nga 10 mijë lekë të vjetra. Kështu ngarkuan kamionët për të mbushur gropa me dhe. Që të paktën mjetet të mos përfundojnë të fikura në mes të lëvizjes.

Pas ndërhyrjes së banorëve edhe Bashkia e Divjakës ndërhyri për të hedhur çakull në 100 metra rrugë. Punime që jo vetëm që nuk e përmirësuan situatën, por e përkeqësuan atë. Dheu i hedhur u kthye në pluhur dhe shumë nga gropat janë hapur brenda pak ditëve.

Rruga po penalizon banorët, të cilëve nuk u vijnë mjetet për të shitur prodhimet bujqësore. Zona është e njohur për kultivimin e bostanit dhe të patates, por që janë të detyruar t’i dërgojnë në Divjakë pasi makinat nuk hyjnë dot te fshatrat e tyre.

Rruga Çermë-Gërmenj është e gjatë rreth 5 kilometra. Ajo është asfaltuar pjesërisht shtatë vite më parë dhe për shkak të cilësisë së dobët të punimeve shumë shpejt u hapen gropat. Për gjashtëmujorin e dyte të 2018-s, kjo rrugë nuk është për tu asfaltuar as në projektet e bashkisë së Divjakës dhe as në ato të Autoritetin Kombëtar Rrugor. /abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono