Divjaka në alarm nga mushkonjat

14:17 | 04/07/201914:170

Pushuesit po e braktisin Divjakën për shkak të mushkonjave. Kurse banorët thonë se po kalojnë një periudhë tepër të vështirë. Këtë sezon nuk është dezinsektimi i zonës dhe mushkonjat kanë vërshuar në pyll dhe në bregdet.

Atë që po u bëjnë mushkonjat nuk ua bënë as gjarpri. Pushues e banorë në Divjakë po kalojnë në depresion nga insektet . Gjenden kudo ditën, natën. Në pyll, fusha dhe bregdet.

Të gjithë janë të alarmuar. Pickimet nuk kursejnë askënd. Fëmijë, burra e gra, ankohen se mushkonjat u kanë mërzitur pushimet.

Dezinsektimi këtë vit nuk është kryer. Por bashkia e Divjakës i është drejtuar disa herë me shkresa Ministrisë së Shëndetësisë dhe s’ka marrë asnjë përgjigje.

Vetë vendorët po ndjehen keq në këtë sezon turistik. Insektet u kanë ulur numrin e turistëve në Divjakë.

Ajo që po u ndodh me mushkonjat u duket si betejë të cilën e kanë humbur. Në një situatë të tillë duken dhe qesharak.

Një vit më parë, në pranverën e 2018- ës u bë dezinsektimi i insekteve në të gjithë territorin e plazhit.  Kjo është koha e luftimit të larvave të mushkonjave, pasi vonesat sjellin probleme dhe më të rënda./ABC News Albania 24/7

 

 

 

 

 

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono