Dita normale e Mark Zuckerberg


20:18 | 05/02/2018

Mark Zuckerberg është një nga emrat njohur ditët e sotme, kjo pasi doli në skenë në vitin 2004, kur lançoi Facebook-un. Doemos që dita e Zuckerberg është shumë e zënë dhe pavarësisht se punon deri në 60 orë në javë e udhëton rreth botës, gjen gjithmonë kohë për t’u ushtruar dhe për të kaluar me familjen e tij.

Shikoni si kalon një ditë normale Zuckerberg.

Në një fjalim në 2016-n në Jerry Seinfeld, themeluesi i Facebook zbuloi se zakonish zgjohet në orën 8:00 dhe menjëherë shikon mediat sociale.

“Gjëja e parë që bëj është të shikoj telefonin. Shikoj në facebook që të kuptoj se çfarë po ndodh rreth botës, shikoj mesazhet dhe më pas Messenger-in dhe WhatsApp-in”, tha ai.

Pasi bën këtë, Zuckerberg ushtrohet, gjë që mundohet ta bëjë të paktën tri herë në javë.

“Të qëndrosh në formë është shumë e rëndësishme. Për të bërë gjithçka mirë duhet energji dhe ti ke më shumë energji kur je në formë. Unë sigurohem që të ushtrohem tre herë në javë,” tha ai gjatë një fjalimi të mbajtur në 2015-n.

Përsa i përket modës është mëse e qartë që Zuckerberg dëshiron t’i qëndrojë “besnik” një uniformë normale pune, që konsiston në xhinse, një bluzë gri dhe atlete.

Jashtë pune, Zuckerberg kalon sa më shumë kohë të mundet me gruan, Priscilla Chan e dy vajzat, Max, dy vjeçe dhe August, që ka ka lindur vitin e kaluar.

Sipas Bussines Insider, çdo natë, Zuckerberg u mëson vajzave një lutje tradicionale hebraike./abcnews.al



Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono