Diplomatët e BE: Maqedonia e Veriut në rrugën e duhur, Shqipëria jo

14:06 | 15/06/2019

Diplomatë dhe zyrtarë të lartë të Bashkimit Europian konfirmuan për agjencinë e lajmeve Reuters, se Maqedonia e Veriut është në rrugën e duhur për hapjen e negociatave të anëtarësimit, por Shqipëria jo!

Maqedonia e Veriut është në rrugën e duhur dhe ka shumë mundësi për të marrë mbështetjen e Bashkimit Europian për hapjen e negociatave këtë vit, por Shqipëria jo; diplomatë të Bashkimit Europian kanë konfirmuar për agjencinë e lajmeve “Reuters” se një gjë e tillë nuk do të ndodhë për vendin tonë në një moment që po përballet me kundërshtimin e Francës, Gjermanisë dhe Holandës.

Pavarësisht retorikës së Bashkimit Europian për faktin se blloku duhet të pranojë vende të reja anëtare nga ballkani perëndimor për të përforcuar rrugën europiane, dhe për të nxjerrë nga skena influencën ruse dhe kineze, ndjenja anti emigracion ka ngritur shumë dyshime në disa prej vendeve në Europën Veriore.

Të mbështetur nga një numër qeverish të bashkimit europian dhe komisioni europian, shqipëria dhe maqedonia e veriut kanë shpresuar se ministrat e bllokut europian do të jepnin dritën jeshile për negociatat e anëtarësimit në një takim të martën e ardhshme në Luksemburg.

Kjo do të kishte hapur rrugën për miratimin e liderëve të Bashkimit Europian në samitin e Brukselit në datat 20 – 21 qershor.

Por asnjërit prej vendeve nuk do u jepet drita jeshike në këto data. Lajm i konfirmuar ky nga diplomatë dhe zyrtarë të Bashkimit Europian për agjencinë e lajmeve Reuters, dhe pse 13 vende të Bashkimit Europian përfshirë Italinë dhe Poloninë, presidentin e Këshillit Europian Donald Tusk dhe komisioni Europian kanë bërë apel publk për hapjen e negociatave.

Aktualisht, synimi kryesor do të ishte arritja e bnjë marrëveshjeje mes qeverive të BE-së në  shtator, por vetëm për Maqedoninë e Veriut, e cila gjithashtu prêt anëtarësimin në NATO në vitin 2020.

Një zyrtar i lartë i Bashkimit Europian tha për Reuters se Maqedonia e Veriut ka shanse të mira për hapjen e negociatave, për shkak të arritjes së marrëveshjes historike për çështjen e emrit me Greqinë. Një çështje që deri pak më parë kishte penguar rrugën e vendit për në BE dhe NATO.

Ndryshimi i emrit nga ish Republika Jugosllave e Maqedonisë në Maqedoninë e Veriut i ka dhënë Shkupit momentin e duhur dhe mund të bindë Parisin, Berlinin dhe Hagën për të mbështetur hapjen e negociatave me Bashkimin Europian.

“Por Shqipëria mbetet ende një problem i madh për disa qeveri. Dhe situata nuk duket shumë premtuese,” shtoi zyrtari i BE-së.

I perceptuar si një nga vendet më të korruptuara të Europë, sipas Transparency International, Shqipëria  e cila është një anëtare e NATO-s – ka bërë vetëm progrese të kufizuara në luftën kundër pastrimit të parave, sipas asaj që theksojnë zyratër amerikanë dhe të Bashkimit Europian. Kjo pavarësisht se janë pushuar nga puna gjykatës dhe prokurorë të korruptuar.

Katër vende të tjera të Ballkanit perëndimor – Bosnje Hercegovina, Kosova, Serbia dhe Mali i Zi, gjithashtu po kërkojnë anëtarësimin në BE.

Në qershor të vitit 2018, Franca dhe Holanda në mënyrë të papritur bllokuan hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, duke kërkuar më shumë reforma. Diplomatë thonë se lëvizja reflektoi shqetësimet e për impaktin tek votuesit në zgjedhjet parlamentare europiane në maj të 2019-ës.

Me zgjedhjet parlamentare europiane të përfunduara, Franca dhe Holanda pritej që të rreshtoheshin në linjë, ndërkohë që selia e Bashkimit Europian ftoi kryeministrin shqiptar Edi Rama dhe presidentin e Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarfovski në Bruksel.

Negociatat për anëtarësimin në Bashkimin ERuropian, të cilat zakonisht zgajsin më shumë se një dekadë, janë “de facto” një process reformash që sjellin vendet në nivelet e Bashkimit Europian.

Pavarësisht fitoreve në zgjedhjet parlamentare europiane të ekstremit të djathtë në Itali, Poloni dhe Hungari, bisedat për anëtarësimin e ardhshëm të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut nuk duket se janë në duart e atyre që po kërkojnë të ndalojnë emigracionin. Partitë e ekstremit të djathtë në Francë dhe Holandë kanë humbur vende në Parlamentin e ri Europian në krahasim me vitin 2014.

Gjithsesi në 11 qershor parlamenti holandez miratoi mocionin i cili kundërshtonte hapjen e negociatave me Shqipërinë, dhe një mocion i tillë nuk u bë për Maqedoninë e Veriut.

Qeveria gjermane dëshiron një dritë të gjelbër për Maqedoninë e Veriut, por nuk ka një marrëveshje për Shqipërinë, të cilën koalicioni qeverisës i qendrës së djathtë e sheh si një problem shtetëror. Dhoma e ulët e Bundestagut ka rënë dakord që të shtyjë çdo vendimmarrje deri në shtator. /ABC News Albania 24/7

 


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono