Diplomacia europiane, në lëvizje për të shpëtuar paktin me Iranin

18:20 | 15/05/2018

Diplomacia europiane dhe ajo britanike janë vënë në lëvizje për të shpëtuar marrëveshjen bërthamore me Iranin, pas tërheqjes së Shteteve të Bashkuara. Në kuadër të përpjekjeve, presidenti Macron ka zhvilluar një bisedë telefonike me Putin, ndërsa Federica Mogherini ka pritur në një takim ministrin e Jashtëm iranian.

Diplomacia europiane dhe jo vetëm është vënë në lëvizje për të shpëtuar marrëveshjen bërthamore me Iranin, pasi presidenti Trump njoftoi tërheqjen e Shteteve të Bashkuara prej saj. Kështu, presidenti francez Emmanuel Macron ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun rus Vladimir Putin për të diskutuar mbi çështjen në fjalë. Në një komunikatë për shtyp të shpërndarë nga zyra e Kremlinit thuhet se, dy liderët kanë rikonfirmuar angazhimin e tyre për respektimin e marrëveshjes. Të njëjtën gjë ka nënvizuar edhe shefja e Politikës së Jashtme të BE, Federica Mogherini, e cila ka pritur në Bruksel ministrin e Jashtëm iranian Xhavad Zarif. Takimi është cilësuar si “shumë produktiv” nga zonja Mogherini, e cila ka thënë se Franca, Gjermania dhe të gjitha vendet anëtare të BE-së plus Britaninë do të përpiqen të ruajnë investimin e bërë për arritjen e paktit me Republikën Islamike. Ndërkohë, ministri i Jashtëm britanik, Boris Johnson, në kuadër të takimit me ministrin e Jashtëm iranian ka theksuar se Mbretëria e Bashkuar dhe partnerët europianë vazhdojnë ta konsiderojnë ujdinë me Teheranin jetike për sigurinë e përbashkët dhe mbeten të angazhuara për përmbushjen e saj. /abcnews.al



Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono