Dikur vendi me i sigurtë në botë, aktualisht Suedia përballet me bandat

13:14 | 13/11/201913:140

Dikur i shpallur vendi më i sigurtë në botë, tashmë Suedia po përballet gjithnjë e më shumë me dhunën dhe bandat e krimit. Danimarka ka vendosur përkohësisht kontrollet në kufi me Suedinë me bindjen se autorët e atentateve me bomba në Kopenhagen, vijnë nga jashtë vendit.

Një adoleshent 15 vjeçar mbeti i vrarë dhe një bashkëmoshatar i tij është në gjendje kritike për jetën në spitalin e Malmos, pas të shtënave me armë zjarri përballë një picerie në qytetin suedez. Sipas policisë bëhet fjalë për një përplasje mes bandash rivale për kontrollin e territorit të shpërndarjes së drogës. Për këtë arsye janë paralajmëruar masa të jashtëzakonshme sigurie. Një seri e gjatë shkëmbimesh zjarri dhe bombash, që vë në pikëpyetje famën e vendit më të sigurtë në botë. Dhuna e bandave në zona të ndryshme të  Suedisë ka regjistruar në vitet e fundit një numër gjithnjë e më të lartë viktimash. Gjatë këtij viti kanë qendë 187 bomba të shpërthyera, ndërsa deri në gusht ishin 26 personat e vrarë me armë zjarri.

Danimarka ka vendosur përkohësisht kontrollet në kufi me Suedinë me bindjen se autorët e atentateve me bomba në Kopenhagen, vijnë nga jashtë vendit. Deri tani kanë qenë 13 atentatet e tilla. Dy shtetas suedezë janë në burg për bombën e hedhur kundër një institucioni shtetëror në 6 gusht të këtij viti. /abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono