Digjet një makinë në Shkodër

08:20 | 18/09/2018

Një automjet është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në qytetin e Shkodrës.

Makina tip “Ford” në pronësi të shtetases më iniciale A.L. ishte i parkuar pranë banesës në rrugën “Qemal Draçini”.

Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se zjarri mund të ketë qënë i qëllimshëm. Mjeti më parë është spërkatur me lëndë djegëse dhe më pas i është vënë flaka.

Policia ka shoqëruar disa persona si dhe po verifikon kamerat e sigurisë së objekteve përreth për të bërë të mundur zbardhjen e ngjarjes.

Qyteti i Shkodrës kohët e fundit është tronditur nga mjaft ngjarje me natyrë kriminale që akoma janë pa autorë./abcnews.al




Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono