Digjet një automjet në Elbasan, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme

11:21 | 20/07/201911:210

Një automjet është djegur gjatë natës në qytetin e Elbasanit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01.30 në lagjen Hekurudha në këtë qytet.

Automjeti tip Benz më targë AA 688 JR në pronësi të Arben Bahja është përfshirë nga flakët dhe është djegur krejtësisht.

Mjeti ishte i parkuar pranë banesës së pronarit.

Në vendngjarje mbërritën zjarrfikëset të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Nga zjarri ka pësuar dëmtime të pjesshme edhe një automjet tjetër. Policia dyshon për zjarrvënie të qëllimshme./ABC News Albania 24/7


Për t’u bërë pjesë e grupit klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI ABC NEWS ALBANIA: https://www.facebook.com/groups/AbcNewsAlbaniaGroup

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono