Digjen dy makina në Vlorë, policia dyshon për zjarrvënie të qëllimshme

14:28 | 23/10/2018

Dy makina janë djegur gjatë natës në Vlorë. Sipas policisë njëra nga makinat tip ford i është vënë zjarri në rrugën Transballkanike. Pronari i saj i tha policisë se nuk kishte konflikt me ndonjë person. Ndërkohë po gjatë natës një tjetër mjet u dogj pranë shkollës “Ismail Qemali”. Në të dyja rastet policia dyshon se janë ngjarje të qëllimshme. Janë shoqëruar disa persona, por autorët e këtyre ngjarjeve nuk janë kapur. /abcnews.al





Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono