“Die Welt”, artikull për turizmin kulinar në Shqipëri

15:01 | 21/08/201915:010

Prestigjiozja gjermane “Die Welt” i ka kushtuar një artrikull të gjatë turizmit kulinar në Shqipëri. Autori i shkrimit vlerëson jo vetëm cilësinë por edhe çmimet ne restorantet e vendit tonë. Në artikull, Shqipëria promovohet si një vend i pazbuluar i Europës, i cili me hyrjen në BE mund të ndryshojë.

 Nuk të kënaqet vetëm në syri në Shqipëri por edhe stomaku. Sugjerimi vjen nga media gjermane Die Welt që promovon në vecanti turizmin kulinar në vendin tonë ku vecon ndikimet osmane, italiane dhe greke.

“Veçanërisht kuzhina dhe gastronomia e vendit pasqyrojnë këtë kombinim të egër. Perandoria Osmane, e cila u tërhoq prej saj në vitin 1912 pas 500 vitesh pushtim, të kujton kulturën e kafesë, e cila është gjerësisht e përhapur në verë në hijen e palmave dhe fiqve”.

Produktet e shumta vendase, të cilat vijnë nga fermat rreth e rrotull të shtojnë dëshirën për të vizituar një vend të cilin shumë pak e njohin.- shkruan Die Welt që në pjesën e parë të udhëtimit kulinar nëpër kuzhinën orientale-mesdhetare të Shqipërisë shkojnë në skajin e Parkut të Madh me liqenin e krijuar nga dora e njeriut, ku gjendet edhe një shatërvan tepër i këndshëm. Një ndërtesë e viteve ’70, fasada me elementë në ngjyrë portokalli.

“Në katin e poshtëm gjendet restoranti i ambasadorit shqiptar të pashpallur të ushqimit, Bledar Kola. Restoranti punon kryesisht me kulturat e lashta si misër, elb dhe tërshërë. Tek “Mullixhiu” dhoma e ngrënies ngjan me një mulli të mbushur me orendi druri dhe thasë prej leshi”.

Në Tiranë gjenden edhe Restorante të klasit të parë me çmime të arsyeshme sugjeron gazeta gjermane e cila më pas nis udhëtimin drejt Beratit aty ku shkojnë të gjithë gjermanët dëgjon gazetari nga vendasit. Dyqanet e vogla ushqimore ofrojnë të njëjtën pamje si në Tiranë: ushqim vendas, birrë shqiptare, ujë nga kompanitë lokale në vend të korporatave ndërkombëtare. Edhe bajamet e pjekura në shtëpi dhe reçeli prej mandarine i përgatitur në kushte shtëpie janë produket në shitje – shumë pronarë po fitojnë të ardhura shtesë falë këtij biznesi. Ndihet aroma e kafesë së sapobluar. Asnjë Starbucks dhe McDonald nuk duket në horizont. Në restorant të shërbejnë specialitete të thjeshta vendase.

“Pispili, një tortë popullore me miell misri dhe lakra të egra. Kukurec – të përbrendshmet e qengjit të pjekur, dhe Iman Bajëlldi, patëllxhanë të mbushur dhe të pjekur, të cilat konsumohen edhe në Turqi, si dhe ëmbëlsira që tregojnë ndikimin otoman në kuzhinën shqiptare”.

“SHQIPËRIA ËSHTË NJË PJESË ENDE E PAZBULUAR E EUROPËS” vlerëson media gjermane sipas të cilës kjo ndoshta do të ndryshojë nëse Shqipëria anëtarësohet në BE – ajo është tashmë një vend kandidat. Shumica dërrmuese dëshiron të anëtarësohet, pasi kjo kupton begati.

“Por njerëzit si kuzhinieri Bledar Kola i frikësohen pak – njerëzit që kujdesen për traditën lokale të ushqimit dhe kanë frikë nga monokultura globale – gjithsesi ata janë të mirëkuptuar.

Por ende turistët drekojnë në restorante të klasit të parë me çmime tepër të ulëta”.

Në një shkrim të gjatë Die Welt jo vetëm sugjeron turizmin kulturor dhe kulinar në Shqipëri, por edhe i orienton turistët gjermanë e jo vetëm ku të ndalen për të marrë shijen më të mirë shqiptare. /ABC News Albania 24/7

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono