Dialogu me Serbinë, të martën dorëzohet platforma e përbashkët

17:00 | 11/02/2019

Të martën pritet që të dprëzohet në parlamentin e Kosovës platform e përbashkët për vazhdimin e dialogut me Serbinë. Ndërkohë që temë kryesore në vend mbetet taksa e vendosur ndaj produkteve serbe.

Pas përfundimit të takimit mes presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, kryeministrit Ramush Haradinaj, kryetarit të parlamentit Kadri Veseli si dhe kryetarit të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj është vendosur që të martën të dorëzohet në parlamentin e vendit paltforma për dialogun me Serbinë. Takimi u organizua nga kryetari I parlamentit Veseli.

Qeveria e Kosovës, më 21 nëntor të vitit të kaluar, vemdosi taksën doganore prej 100% mbi prodhimet e importuara nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina.

Autoritetet e Serbisë kanë thënë se nuk do të vazhdojnë dialogun me Kosovën, në rast se taksa për produktet e Serbisë nuk hiqet. Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian kanë kërkuar nga institucionet e Kosovës që ta pezullojnë këtë vendim.

Ndërkohë Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrahman Rama, njoftoi  presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një letre se Qeveria amerikane ka marrë vendim që të anulojë vizitën e gjeneralit amerikan të Gardës Nacionale të AJouas, Timothy Orr në Kosovë, në shenjë pakënaqësie me vendimin e Qeverisë së Kosovës, për vendosjen e taksës në produktet e Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës.

Në letrën e komandantit Rama thuhet se zyrtarë amerikanë në Kosovë e kanë njoftuar atë se Uashingtoni është duke shqyrtuar edhe masa të tjera, përfshirë këtu pezullimin e programeve trajnuese dhe edukative për FSK-në.

Lajmin për anulimin e vizitës së gjeneralit për shkak të taksës e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë edhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë.

Vizita e gjeneralit amerikan ishte paras Hikuar të realizohej nga data 16 deri më 18 shkurt, me rastin e 11-vjetorit të pavarësisë së Kosovës./abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono