Dhunohej prej 8 vitesh, shqiptarja denoncon burrin në Itali

22:52 | 04/04/201922:520

Tetë vjet në mëshirën e bashkëshortit të saj të imponuar nga familja: rrahjet, fyerjet dhe dhuna seksuale. Një shqiptare në Itali ka gjetur guximin për të denoncuar burrin, i cili ushtronte dhunë ndaj saj.

Ajo kishte plot 8 vitë që jetonte me një burrë i cili e dhunonte, fyente dhe madje kishte ushtruar edhe dhunë seksuale ndaj saj.

Por në në fund shqiptarja e ka denoncur burrin e saj tek autoritetet italiane, pasi prej vitesh bashkë me burrin jetonin në shtetin fqinj në kërkim të një jete më të mirë.

Historia daton në Mars të vitit 2017 ku gruaja (të cilën ne do ta quajmë Maria) vendosi të rebelohen, e ndihmuar nga një vëlla për t’i dhënë fund vuajtjeve.

Tregimi i gruas në sallën e gjyqit ishte zemërthyer. Kur u pyet nga prokuroja e cila kishte kryer hetimin, Nadia Alessandra Calcaterra, përpara gjykatës së kryesuar nga gjyqtarja Rossella Ferrazzi, foli për përvojën e hidhur të nënës së dy femijëve.

“Dhuna ndaj meje u rrit gjatë viteve dhe shpesh ishte i dehur, ai kontrollonte jetën time sepse ishte shumë xheloz. Ai nuk donte që unë të punoja, nuk mund të vishja ashtu siç dëshiroja, unë bëja dush kur ai nuk ishte aty, sepse ai pretendonte se lahesha pasi unë kisha dashnor”.

Së pari kontrolli, pastaj fyerjet dhe rrahjet: “Ai gjithmonë me godiste, më shkulte flokët, më qëllonte në kokë”, vijon më tej nëna shqiptare.

Kjo situatë kishte vijuar për 5 vite nga viti 2013 deri në vitin 2017: “Për vite me radhë unë nuk thashë asgjë për familjen time sepse kisha frikë se prindërit e mi do të zhgënjeheshin nga unë”.

Por sërish gjërat sa vinin dhe rëndoheshin dhe për 3 vite të tjera Maria vijoi të jetonte  në terr, në dhembje dhe në varfëri sepse burri i saj, ndërkohë, kishte mbetur pa punë: “ Ai vinte dhe dhunonte mua. Ai grindej me ndonjë mik dhe vinte e rrihte mia, nuk gjente punë dhe vinte më godiste. Kam qëndruar në shtrat për muaj të tërë nga dhuna pasi nuk më lejonte të shkoja në spital se kishte frikë se mjekët do e zbulonin dhe do e raportonin në polici. Nëse unë e kundërshtoja ai me kërcënonte me vdekje”.

Por pas një kohe Maria e detyruar nga gjendja e rëndë ekonomike kishte filluar punë në një restorant. Por pasi kthehej nga puna e ai e detyronte të zhvishej dhe e përdhunonte dhe rrihte për orë të tëra.

E gjendur në këtë situata një ditë ajo e kishte denonconte. Tahmë autoritetet italiane do të vendosin për fatin e tij. Por ajo nga ana tjetër vijon jetën e buzëqeshur bashkë me fëmijët e saj. /abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono