Dhunimet dhe tmerri i luftës në Kosovë, flasin të mbijetuarat

21:07 | 11/11/201921:070

Laureati i Çmimit Nobel për Paqe 2018, Denis Mukëege, tha se Serbia gjatë luftës ka përdorur përdhunimin si teknikë për të bërë spastrim etnik në Kosovë. Ai tha se në Kosovë përdhunimi është përdorur për të detyruar popullsinë të ikë nga vendi i vet.

Gjatë luftës në Kosovë gratë dhe vajzat ishin shënjestër e dhunës seksuale nga policia dhe ushtria serbe, ndërsa pas luftës  shpesh viktimë e paragjykimeve nga shoqëria.

Për këtë arsye shumë prej tyre hezitojnë të tregojnë për tmerrin që kanë përjetuar. Ndër të parat gra që foli publikisht ishte Vasfije Krasniqi Goodman.

Në 20 vjetorin e themelimit të Qendrës për Rehabilitimin e të Mbijetuarave të Torturës ajo kërkoi që të punohet më shumë me fëmijët.

 “Jeta ime ka ndryshuar në mënyrë dramatike dhe nuk jam Vasfija që kamë qenë më parë.  Sepse unë jam rrit në një familje mjaft të madhe. Në familjen time ajo që më ka ndodh mua asnjëherë nuk me ka bërë fajtorë. Por prindërit dhe vëllezërit u ndjenin fajtorë që nuk mund të më mbronin mua. Dikush me fajëson dhe më gjykon dhe një gjë e tillë duhet të ndryshojë shumë në Kosovë. Ajo çka na duhet në Kosovë është që të punojmë me fëmijët tanë sepse ata vuajnë nga traumat tona”, tha e mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, Vasfije Krasniqi.

Ndërsa u rrëfyen edhe të mbijetuarat e dhunës seksuale nga  Iraku dhe Sudani Jugor.

 “Përdhunuesit duhet t’i nënshtrohen drejtësisë. Unë jam mbijetuese dhe nuk di për fatin e familjes time. Në vitin 2014 ISIS-i erdhi në fshatin tonë dhe na thanë qe nuk do të ju bëjmë gjë dhe nuk do ju vrasim. Pas orës 3 pasdite tha nëse nuk arratiseni tha ne do të ju vrasim të gjithëve. Disa prej ne ikëm me vetura dhe disa në këmbë. Ata i vranë të gjithë burrat ndërsa mua dhe shumë gra na përdhunuan”, tha e mbijetuara e dhunës seksuale në Irak, Dalal Ali Khairo.

 “Unë kam përjetuar dhunën seksuale në moshën 7 vjeçare, por isha e shtyrë nga zemërimi dhe duke i parë të mbijetuarit e tjerë nga vendet e tjera. Dëshira ishte e thellë që unë të shërohem dhe është një rrugë e gjatë. Të bëhemi së bashku me të tjerat është më e mira. Mesazhi im për të gjithë të mbijetuarat në gjithë botën është se nuk jeni të vetmuara në këtë luftë. Institucionet në Kosovë kanë nevojë edhe për mbështetje dhe të jenë më të fuqishme”, kjo ishte deklarata e të mbijetuarës së dhunës seksuale në Sudanin jugor Mert Ayang.

Ndërsa laureati i Çmimit Nobel për Paqe 2018, Denis Mukëege, tha se Serbia gjatë luftës ka përdorur përdhunimin si teknikë për të bërë spastrim etnik në Kosovë.

 “Kudo qe shkojmë do të gjejmë pasojat e njëjta, por në Kosovë përdhunimi është përdor si teknik e spastrimit etnik ose duke e obliguar popullatën të ikin prej vendit  të tyre. Në Siri bëhet shitja e grave  dhe është turp i njerëzimit tonë. Përdhunimi në luftë nuk duhet të ngatërrohet me një akt seksual pa pëlqim dhe poshtërues .Përdhunimi është t’i mohohet karakteri njerëzor dhe synon shkatërrimin e gruas. Përgjegjësia jonë e përbashkët ka për qëllim ti përgjigjet me humanitet kësaj të keqe”, tha ai.

U tha se Kosova është vendi i parë që ka krijuar një mekanizëm për t’i kompensuar viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës. Nuk dihet numri i saktë i grave dhe vajzave të dhunuara gjatë luftës në Kosovë por besohet të jetë rreth 20 mijë./abcnews.al


Për t’u bërë pjesë e grupit klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI ABC NEWS ALBANIA: https://www.facebook.com/groups/AbcNewsAlbaniaGroup

Të lidhura

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono