“Dhamë 30 000 paund për udhëtimin VIP të vajzës”, flasin prindërit e vietnamezes që ngriu në kamionin për Angli

14:55 | 26/10/201914:550

26 vjeçarja vietnameze Pham Thi Tra My është mes 39 viktimave të kamionit të tmerri në Angli. Ajo i dërgoi nënës së saj disa mesazhe të dhimbshme në momentet e fundit të jetës duke i thënë se nuk merrte dot frymë dhe se po vdiste.

CNN ka shkuar tek shtëpia e të resë duke intervistuar prindërit, të cilët janë të kapluar nga dhimbja.

“Trafikantët na thanë se do të rezervonin një vend VIP për vajzën tonë dhe për këtë neve na u desh të paguanim 30 000 paund që vajza jonë të mbërrinte shëndosh e mirë pa vuajtje në Britaninë e Madhe”, shprehet babai duke theksuar se tani humbën edhe vajzën edhe paratë.

“Ata nuk na treguan se me çfarë do të udhëtohej, por këmbëngulën se do të ishte një udhëtim shumë i sigurt”, vijoi babai.

Mediat britanike raportojnë se është një numër i madh familjesh që ndodhen në ankth për të afërmit të tyre pasi ishin nisur për të shkuar në Angli.

Një ditë më parë u publikuan mesazhet e 26 vjeçares ndaj nënës teksa i thoshte se ishte duke vdekur për shkak se nuk merrte dot frymë.

“Mami më vjen keq. Udhëtimi im nuk përfundoi me sukses. Jam duke vdekur, pasi nuk marr dot frymë”, i shkruan ajo ndër të tjera të ëmes.

Policia britanike gjeti 39 viktimë në kamionin frigorifer, për të cilët tha se ishin me origjinë nga Kina.

Megjithatë duhet të përfundojë identifikimi i plotë i viktimave për të patur një panoramë më të qartë të origjinës së tyre. /abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono