Devoll/ Automjeti del nga rruga, humb jetën mësuesja

10:25 | 19/12/201810:250

Një aksident i rëndë ndodhi në Arrëz të Devollit. Një mësuese humbi jetën, ndërsa shtatë persona të tjerë u plagosën.

Një mësuese humbi jetën rrugës duke shkuar në shkollën ku jepte mësim. Ajo bashkë me pesë kolegët e saj dhe një infermiere po udhëtonin drejt fshatit Arrëz në Devoll, kur makina tip Range Rover u batua dhe u përmbys në anë të rrugës. Mësuesët e tjerë, shoferi dhe infermierja u plagosën, por policia njoftoi se ato ndodhen jashtë rrezikut. Viktima është Luiza Dule 48 vjeçe mësues në Arrëz.

Shkak mendohet të jetë ngrica në rrugë, por megjithatë ende nuk ka një version të saktë zyrtare për ngjarjen. Në makinë ishin shtatë persona, jashtë çdo rregulli të qarkullimit rrugor dhe kjo për mungesë të transportit të arsimtarëve. Makina drejtohej nga Ndriçim Hoxha, i cili është shoqëruar nga policia për sqarimin e plotë të rrethanave. Rruga nga Devolli në Arrëz është një nga segmente më të dëmtuara në qarkun e Korçës. ABC News vetëm pak ditë më parë solli në vëmendje gjendjen e saj dhe paralajmërimin për rrezikun që kanoset në periudhë dimri./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono