Deutsche Welle: PE rrëzoi kandidaten e Macron për në KE, ndërsa Macron bllokoi Shqipërinë dhe RMV

18:25 | 26/10/201918:250

Në prag të samitit të fundit të BE, Parlamenti Evropian rrëzoi kandidaten e Emmanuel Macronit për në Komisionin Evropian. Përgjigjja e presidentit francez ishte bllokimi i proceseve në BE, gjë që sipas radios gjermane Deutsche Welle, nuk e nxjerr atë nga situate.

Emmanuel Macroni e përjetoi si fyerje prestigji faktin që macronistja e fortë, Sylvie Goulard, të cilën ai e

Presidenti francez bëri përgjegjëse në të njëjtën frymë Ursula von der Leyen-in, kryetaren gjermane të Komisionit të ri Evropian. Ai tha se ajo nuk e mbajti fjalën. Por sipas investigimeve të mediave gjermane dhe evropiane, e vërteta nuk është kaq e thjeshtë.

Shkaqet kanë të bëjnë, së pari, me kandidaten franceze vetë: para dy vjetësh Sylvie Goulard u detyrua të japë dorëheqjen si ministre e Mbrojtjes e Francës, për shkak të kritikës se kishte marrë pagesa për një punë fiktive. Nuk përjashtohet në parim mundësia që këtë çështje ta hetojë drejtësia franceze. E pyetur në njërin nga dëgjimit në Parlamentin Evropian se a do të jepte dorëheqje si Komisionere, po ta padisë për punën fiktive drejtësia franceze, Goulard kundërshtoi. Ky ishte njëri nga shkaqet që solli refuzim të gjerë për kandidaten e Macronit, citohen në mediat gjermane europarlamentarë të pranishëm në votim.

Së dyti, refuzimi ushqehet te bllokimi që i bëri Macroni kandidimit të gjermanit Manfred Weber, për kryetar të Komisionit Evropian. Weberi, që në Parlamentin Evropian kryeson grupin më të madh parlamentar, atë të Partive Popullore Evropiane bëri fushatë në zgjedhet evropiane dhe u propozua nga parlamentarët për këtë post. Por Macroni nguli këmbë që Weberi nuk e paraqet dot si duhet Evropën në qarqet diplomatike. Revista gjermane “Der Spiegel” shkruan se Weberi kishte kështu arsye të mos e ndihmonte, kandidaten me probleme të Macronit.

Veç Weberit, kritik ndaj kandidates së Macronit qenë eurodeputetë lindorë, një pjesë e të cilëve janë bërë skeptikë ndaj Macronit, që kur ai do të afrohet me Rusinë.  Mediat gjermane shkruajnë edhe se aleatja e ngushtë e Manfred Ëeberit, Monika Hohlmeier (e bija e ish-kryeministrit bavarez Franc Jozef Shtraus), gjithashtu e kundërshtoi francezen. Kur refuzuam hungarezin dhe rumunen për konflikt të mundshëm interesash, pse duhet të lejojmë francezen? citohet Hohlmeier.

Sipas medieve duket se von der Leyen-i nuk e ka plotësisht nën ndikim Manfred Ëeber-in. Ka politikanë që edhe e kuptojnë hidhërimin e tij për refuzimin nga Franca. Refuzimi i Weberit nga Macroni qe një sfidë publike franceze edhe për Gjermaninë.  Megjithë këtë: sipas Spiegel-it, von der Leyen-i u interesua për gjendjen para votimit te Manfred Ëeberi. Dhe ai e siguroi që francezja do të trajtohet me korrektësi. Fakt është që francezja Goulard u kundërshtua nga gati të gjitha grupet parlamentare në Parlamentin Evropian. Mori 82 vota kundër dhe vetëm 29 vota pro, me një abstenim.

Pas daljes së Britanisë së Madhe nga BE, në BE ka vetëm një shtet të fuqishëm mjaft, sa të bëhet kundërpeshë ndaj Gjermanisë: Franca. Është me interes të shihet, ku do ta verë në të ardhmen pikërëndesën Macroni: te kundërpesha ndaj Gjermanisë apo te aleanca me fqinjin e fuqishëm.

Si politikan realist, Emmanuel Macroni nuk duhet të jetë vërtet i zemëruar me Gjermaninë. Pasi e di se pa Gjermaninë nuk e miraton dot në Parlamentin Evropian as Komisionerin e ri francez.

Për çdo eventualitet, Macroni merr masa: kështu ai bllokoi në samitin e fundit të BE projektin e mbrojtur qartësisht nga Gjermania dhe shumica e shteteve të BE: nisjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Natyrisht, tek shtetet ballkanike, problemet nuk duhet t’i kërkosh me lupë. Por Macronit i duhet Gjermania (e aleatë të tjerë), për miratimin në Parlamentin Evropian të kandidaturës së re franceze për Komisionin.

Kjo pasi Macroni nuk ka bazë të gjerë mbështetje në Parlamentin Evropian. Lëvizja e tij është pjesë e grupimit liberal, që nuk është njëri ndër dy grupet e mëdha. Parlamenti Evropian tregon pak simpati për Macronin.  Parlamentarët i dhanë atij një shuplakë një herë, me refuzimin e kandidates së tij Goulard. Ndoshta edhe për t’i treguar se nuk e pranojnë një lloj mospërfilljeje, që duket se ai ka ndaj tyre.  Por refuzimin ata mund ta përsërisin, edhe me kandidatin e ri të tij për Komisioner.

Eurodeputetët gjermanë janë në numër shumë të madh në Parlamentin Evropian. Megjithatë kjo nuk përjashtohet. Pas zgjedhjeve evropiane, Parlamenti Evropian është fragmentarizuar politikisht. Konservatorët në partitë popullore dhe socialistët janë ende grupet më të mëdha, por miratimet nuk janë më thjesht punë teknike.  Shumicat e votave duhen siguruar me shumë punë bindëse. Këtë punë zakonisht e bëjnë kryetarët e grupeve më të mëdha parlamentare. /ABC News Albania 24/7

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono