Deutsche Welle: Në Lesbos refugjatët përjetojnë terrorin e ISIS

23:32 | 16/10/2018

Sipas një reportazhi të Deutsche Velle, në kampin e refugjatëve të Lesbos ka dhe xhihadistë, ose mbështetës të ISIS të cilët po ushtrojnë terror ndaj refugjatëve të tjerë. Por ministria greke e emigracionit nuk ka pranuar të komentojë deklaratat me justifikimin se aktualisht është shumë e angazhuar.

Kampi Moria në Lesbos konsiderohet si strehimorja më e tmerrshme e refugjatëve në Europë. Mbi 8000 vetë janë vendosur këtu në kushte jo humane, në një hapësirë të papërshtatshme për kaq shumë njerëz. Kapacitet fillestare të kampit janë parashikuar për vetëm 2500 vetë. E vetmja gjë që funksionon në këtë kamp duket të jetë kriminaliteti: drogë, prostitucion, dhunë. Gjithnjë e më shumë refugjatë nga Siria kanë ardhur në kampin e Morias. Dhe një pjesë e mirë e tyre mendohet të jenë anëtarë ose mbështetës të ISIS.

Kështu nis reportazhi i Deutche Velles për kampin e refugjatëve në Lesbos ku prej kohësh është shënuar rritje e kriminalitetit. Një pjesë e grupit e ka vënë nën kontrollin e vetë biznesin ilegal. Kush përgjon ose bëhet pengesë për këto biznese sulmohet, rrihet ose kërcënohet me vdekje. Nëpër mure përmes grafiteve lavdërohet ISIS. Autoritete greke janë pasive. Gazetarët e Deutssche Velle-s Bachir Amroune dhe Mariel Müller u vunë në kërkim të gjurmëve për të mësuar, nëse janë të vërteta ato që thuhen. Në Moria duket ta ketë fjalën një grup i dhunshëm, me gjasë një degë e të ashtuquajturit “Shteti Islamik”. Në kamp nuk lejohen xhirimet. Ndaj ata takohen fshehurazi me refugjatë të cilët vërtetojnë atë që thuhet.

Ministria greke e emigracionit nuk ka pranuar të reagojë apo të japë intervistë me argumentin se aktualisht janë shumë të zënë. Policia greke deklaron, se që nga fillimi i këtij viti janë arrestuar gati 500 vetë në Moria, por nuk ka të dhëna për xhihadistë në kamp./abcnews.al





Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono