Deti me dallgë në Vlorë, shpëtohen 3 turistë gjermanë

19:23 | 14/06/2018

Tre turistë gjermanë që vinin nga Korfuzi drejt Vlorës, kanë kërkuar ndihmën e policisë kufitare pasditen e sotme. Dallgët e mëdha nga përkeqësimi i motit nuk e kanë lejuar mjetin lundrues të shtetasve të huaj, që të ankorohej në portin e Vlorës.

Menjëherë në ndihmë të tyre ka shkuar Delta Force, të cilët në bashkëpunim me policinë kufitare kanë shpëtuar turistët, por mjeti i tyre ende ndodhet në det megjithëse është shumë pranë portit. /abcnews.al



Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono