Detaje të reja nga ngjarja e Kavajës / Oficeri i burgjeve Bledar Toçi, i skeduar

15:26 | 20/10/201915:260

Shefi i sigurisë së paraburgimit të Durrësit Bledar Toçi, që vrau me armën e shërbimit Dritan Haxhollin, kishte një vit që ishte emëruar në atë detyrë. Ai më herët ka shërbyer edhe në Gardën Republikës për gati shtatë vite, duke pasur probleme disiplinore dhe për këtë arsye ishte pezulluar disa herë nga detyra.

Bledar Toçi ish-shefi i sigurisë në paraburgimin e Durrësit, ka qenë një person me probleme të shumta disiplinore, edhe në kohën kur ka shërbyer për gati 7 vite në Gardën e Republikës.

31-vjeçari Toçi, kishte afërsisht një vit që ishte emëruar në kryer të sigurisë së burgjeve, dhe për këtë transferim dyshohet se ka pasur ndërhyrje edhe nga Partia Socialiste e qytetit të Durrësit.

I riu ishte skeduar nga Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, si person i papërshtatshëm dhe i dyshuar se ka lidhje me eksponentë të dyshimtë të botës së krimit.

Por problemet kanë vazhduar edhe më pas, për Bledar Toçin. Polici i burgjeve, qëlloi me armën e shërbimit dhe la të vdekur në vend Dritan Haxhollin, në banesën e Mardisa Qatjas, në qytetin e Kavajës rreth 2 javë më parë.

ABC News ka mundur të sigurojë nga grupi hetimor se, Toçi ka shërbyer 4 vite me trupshërbimin e Presidencës, gjatë viteve 2013-2017. Edhe pse nuk janë bërë publike, i riu ka pasur disa vërejtje për “largim nga puna” apo “pezullim të ushtrimit të detyrës në Gardën e Republikës“.

Për këto arsye, Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm ka kërkuar që Bledar Toçi të largohej nga trupshërbimi i Presidencës, dhe të emërohet në një pozicion tjetër duke u ulur në detyrë. Ai u transferua te Njësia e Tretë e Gardës së Republikës, apo siç njihet ndryshe edhe si Sigurimi i Rrugë-kalimeve për personalitetet e larta.

Në atë detyrë, Toçi ka pasur përsëri probleme me disiplinën, pasi shumë herë, nuk ishte gjetur në vendin e përcaktuar të punës, duke marrë “vërejte për largim nga detyra“.

31-vjeçari tashmë ka lënë ambientet e spitalit të Durrësit, dhe është dërguar në spitalin e burgut, aty ku do të qëndrojë deri në përmirësimin e plotë të shëndetit të tij. Toçi i cili mbeti edhe vetë i plagosur gjatë përplasjes me armë, ndodhet nën masën e sigurisë “arrest me burg” të dhënë nga gjykata e Kavajës 7 ditë më parë.

Për Toçin, prokuroria ka ngritur dy akuza, atë të “vrasjes me dashje” si dhe “prodhim dhe trafikim të lëndëve narkotike”. I gjithë krimi u zhvillua në shtëpinë e Marsida Qatjas në Kavajë./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono