Detaje nga rrjeti i prostitucionit në Tiranë, flasin banorët

15:41 | 26/09/2018

Zbulohet një nga katër qendrat estetike ku zhvillohej aktiviteti i paligjshëm i prostitucionit në zonën e ish-bllokut në Tiranë. ABC News sjell pamjet e një nga qendrave estetike e kamufluara në katin e gjashtë të një pallati banimi, duke u kthyer në shqetësim për komunitetin.

“Pushi Masazh” ndodhet në zemër të kryeqytetit dhe qendrën e saj e ka zonën e ish-Bllokut. Prej vitesh kishte mundur t’i shpëtonte syrit të policisë, pasi aktivitetin me masazhe ekstra, e kthyer në bazë prostitucioni e ushtronte prej 5 vitesh në katin 6 të këtij pallati.

Edhe pse në dukje pak lart në kate, ambientet çlodhëse dhe orientale plotësonin kërkesat e klientëve preferencialë. Orari i pronotimit bëhej nëpërmjet rrjeteve sociale, ose numrit të telefonit.

Janë siguruar pamjet nga brenda qendrës “Pushi”. Për banorët e pallatit ky aktivitet ishte kthyer në një shqetësim të përhershëm, sidomos gjatë orëve të natës.

Banori 1: “Dyshova, me thënë të drejtën. Se ky masazh, ne jemi andej dhe në 7-8 mbyllen qendrat, nuk ka, ç’është kjo natën të vijnë njerëz dhe të bëjnë masazh natën. M’u duk e çuditshme. Kanë zgjatur apartamente, kanë bërë ballkon, ka qenë shqetësuese dhe për komshiun poshtë.”

Qendrat estetike e zbuluara të martën nga policia e Tiranë ishin prej 7 muajsh në survejim nga sektori i trafiqeve. Në to ishin të punësuara edhe vajza të moshën nën 18 vjeç, ndërsa 3 administratore u prangosën dhe 1 u shpall në kërkim për “shfrytëzim prostitucioni” dhe “mbajtja e lokalave për prostitucion”.

Një nga qendrat estetike të kthyera në bazë prostitucioni ishte edhe “Lefteri Beauty Center”, e ndodhur në rrugën e “Dibrës” mes një blloku pallatesh. Nga kërkimet në profilin e saj në Facebook, nuk reklamoheshin vetëm ambientet ku supozohet se kryehej masazhi, por edhe vajzat që punonin aty, që ishin kryesisht nga rrethet e Tiranës./abcnews.al





Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono