Detaje nga ekzekutimi i ish-policit, 26-vjeçari u qëllua kur po fliste në telefon

15:22 | 03/09/201915:220

ABC News siguron të tjera detaje lidhur me vrasjen e ish-efektivit Santiako Malko, 10 ditë më parë në Tiranë. Sikurse ka dalë nga këqyrja e kamerave të sigurisë, në momentin e ekzekutimit, 26-vjeçari po fliste në telefon dhe nuk ka vërejtur se po ndiqej nga atentatorët. Para vrasjes, sipas burimeve nga grupi hetimor, Malko vëzhgohej nga dy automjete.

Grupi hetimor ka siguruar pamje të rëndësishme nga kamerat e sigurisë të rrugës “Xhanfize Keko”, duke ndërtuar kronologjinë për mënyrën se si u ekzekutua në mënyrë mafioze ish-polici Santiago Malko.

Nga këqyrja e pamjeve ka rezultuar se pas automjetit të viktimës “BMW X5” qëndronte një makinë tip “Volkswagen Golf 6”. Pas tyre në një distancë të afërt ishte edhe makina e autorëve të dyshuar të atentatit tip “Mercedes-Benz CLS” ngjyrë e zezë.

Në momentin kur qëllohet me breshëri automatiku në drejtim të 26-vjeçarit ky i fundit ishte duke folur në telefon dhe kishte ulur shpejtësinë e makinës së tij, duke mos vënë re asgjë nga ndjekja që po i bëhej nga dy automjete.

Ndërkohë, është përjashtuar nga ekspertët se, një furgon i bardhë i ka prerë rrugën makinës së viktimës Malko. Nga kamerat e sigurisë nuk duket se furgoni i bardhë të ketë pasur rol në atë atentat.

Automjeti tip “Volkswagen” dhe targat e tij rezultojnë të vjedhura, ashtu si edhe ato të makinës tjetër “Mecedes-Benz”. Përfshirja e një automjeti të dytë dhe largimi pa lënë gjurmë të autorëve të vrasjes kanë krijuar bindjen se autorët që e kanë kryer atë kanë qenë profesionistë.

Edhe mënyra e largimit të dy makinave nga rruga “Xhenfize Keko” në drejtim të rrugës “Aleksandër Moisiu” është bërë tepër shpejt. Një person që ishte brenda automjetit “Mecedes-Benz” hipën në makin “Volkswagen Golf 6”.

Më tej humbin gjurmët e ndjekjes nëpërmjet kamerave të sigurisë se dy automjeteve. Vetëm pak çaste pas krimit, mjeti “Mercedes Benz CLS” pikaset nga një kamera sigurie në rrugën e Tufinës.

Ai më pas gjendet i shkrumbuar bashkë me armët e krimit në fshatin Ferraj, vetëm 20 minuta larg vendit të ngjarjes. Dy gomat e pasme të mjetit ishin të çara dhe kjo gjë dyshohet të ketë ndodhur për shkak të rrugës jo të asfaltuar dhe shpejtësisë së mjetit.

Gjithashtu në makinë e djegur u gjetën doreza, atlete dhe rroba, të cilat dyshohet se u përdorën nga autorët për të ekzekutuar Santiago Malkon. Për ngjarjen policia nuk ka asnjë person të ndaluar ndërsa u pyetur më shumë se 30 persona që mund të hedhin dritë mbi ngjarjen.

Lidhja me eksponentë të botës së krimit dyshohet të jetë edhe pista kryesore që po hetohet nga policia e Tiranës për ekzekutimin e ish-policit Santiago Malko./ABC News Albania 24/7

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono