Dështon samiti i Arktikut

23:59 | 07/05/201923:590

Shtetet e Bashkuara kanë riafirmuar qëndrimin e tyre shpërfillës ndaj ndryshimeve të klimës, duke bërë që samiti për Arktikun i mbajtur në Finlandë të dështojë.

Kundërshtimet e Shteteve të Bashkuara ndaj termave të ndryshimeve të klimës kanë bërë që vendet e Arktikut të mos nënshkruajnë dot një deklaratë të përbashkët në samitin e Finlandës.

Bëhet fjalë për herën e parë që një deklaratë e tillë anulohet që nga krijimi i Këshillit të Arktikut, në vitin 1996. I deleguari finlandez deklaroi se vendet e tjera ishin shprehur se nuk mund të hidhnin poshtë konstatimet e fundit për ndryshimet e klimës.

Aktualisht faktori ndërkombëtar është i shqetësuar se temperaturat në Arktik po rriten dy herë më shpejt se në pjesën tjetër të botës. Ditën e hënë sekretari i Shtetit Mike Pompeo mbajti një fjalim në forumin e zhvilluar në veri të Finlandës, gjatë të cilit mirëpriste shkrirjen e akujve dhe nuk shprehte shqetësim për të.

“Shkrirja e akujve në det po hap rrugë të reja për tregtinë. Kjo mund të shkurtojë kohën që duhet për të udhëtuar mes Azisë dhe Perëndimit me të paktën 20 ditë”, deklaroi Pompeo.

Sipas tij, linjat detare të arktikut mund të kthehen në kanalet e Suezit dhe Panamasë të shekullit të 21-të. Shkencëtarët dhe grupet e mbrojtjes së ambientit paralajmërojnë se shkrirja e akujve në Arktik kërcënon ekzistencën e gjallesave detare dhe arinjve polarë, por sidomos ndikon në rritjen e niveleve të deteve, duke rritur rrezikun e përmbytjeve./ABC News Albania 24/7


Për t’u bërë pjesë e grupit klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI ABC NEWS ALBANIA: https://www.facebook.com/groups/AbcNewsAlbaniaGroup

Të lidhura

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono