Dështon miratimi i projektbuxhetit 2018 në Kuvendin e Kosovës


12:00 | 07/12/2017

Pas dy ditësh përpjekje, koalicioni qeverisës në Kosovë nuk ka mundur të bëjë votat e duhura për të miratuar projektbuxhetin e vitit 2018 në parlament.

Dhe pse ka zgjatur dy ditë, seanca ku pritej të bëhej shqyrtimi i parë i projektligjit për buxhetin e vitit 2018, ajo ka përfunduar pa miratimin e këtij projektligji. Mediat kosovare raportojnë se partitë në pushtet dështuan ta votojnë këtë projektbuxhet, meqë pro tij votuan vetëm 58 deputetë. Ndërkohë, partitë opozitare nuk morën pjesë në votim, meqë ishin kundër mënyrës së përpilimit të këtij projektligji. Opozita këmbëngulte se ai është hartuar në mospërputhje të plotë me programin qeverisës, nduërsa mazhoranca e mohonte këtë fakt. Seanca dy ditore u shoqërua nga shumë diskutime, kundërshtime, akuza e kundërakuza mes pozitës e opozitës. Megjithatë Kuvendi miratoi Marrëveshjen  Financiare për projektin e konkurrueshmërisë dhe gatishmërisë për eksport ndërmjet Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim.Deputetët votuan edhe për miratimin e projektligjit mbi masat doganore për mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale. Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, mbylli seancën, pa arritur të kalojë në parim projektbuxheti për vitin 2018./abcnews.al



Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono