Dëshmia e parë e burrit që vrau gruan: Më tradhtonte

10:00 | 26/06/2019

Burri që vrau gruan në Babicë të Vlorës ka dhënë deklarimin e tij të parë në polici. I mbuluar në gjak, ai u tha hetuesve se e kishte vrarë bashkëshorten për shkak se dyshonte se ajo e tradhtonte. Me pas 56- vjeçari nuk ka folur më, dhe sipas policisë gjendja e tij psikologjike ka qenë e renduar dhe gjatë orëve të mëvonshme në qelinë e paraburgimit ne komisariatin e policisë së Vlorës. Lavdosh Sulo 56 vjeç goditi për vdekje bashkëshorten e tij 44- vjeçaren Laureta Sulon e cila ndërroi jetë në spitalin e Vlorës.  Fillimisht ai përdori sëpatën më pas me një levë hekuri dhe pas krimit e njoftoi vetë policinë.

Ai u arrestua në vendin e ngjarjes, pa bërë rezistence. Në fshatin Babicë të Vlorës, banorët i dinin konfliktet mes çiftit Sulo pasi ata shpesh kishin patur debate për xhelozi. Një dëshmitar në vendin e ngjarjes i tha ABC News, se vetëm pak kohë më parë, një i afërm i autorit kishte tentuar të qëllonte me arme drejt personit që dyshohej për lidhje me 44-vjeçaren. Vetë Lavdosh Sulo ishte proceduar vite më parë për dhunë në familje./ABC News Albania 24/7



Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono