“Derbi unik, ju tregoj më të çmendurin që kam luajtur”

13:18 | 21/09/201913:180

Zvonomir Boban u rikthye te Milani dhe së bashku me Paolo Maldinin po tentojnë të ndërtojnë një ekip konkurrues. Kroati ka folur për faqen zyrtare të klubit dhe në fokus është derbi i sotëm me Interin. Ish-mesfushori thekson se nuk ka fjalë për ta përshkruar një sfidë të tillë.

“Kur shpjegoni futbollin, thuhet se nuk ka fjalë për ta përshkruar dhe derbi është nga këto raste, pasi nëse nuk e keni luajtur nuk jeni në gjendje ta shpjegoni pasionin dhe presionin që përjeton. Nëse keni guxim dhe personalitet, kur prek topin gjithçka zhduket. Periudha para derbit ndryshon nga çdo ndeshje ku duhet motivim shtesë. Derbin duhet të përpiqeni ta jetoni. Është një derbi unik në botë”, shprehet fillimisht Boban.

Më pas ai tregon edhe derbin më të çmendur që ka luajtur: “Ai që fituam 6-0 ishte i tillë. Fitore si ajo të japin emocione të mëdha”. Boban edhe ka shënuar ndaj zikaltërve: “I kam realizuar gol Interit në derbi. I mora kohën Frey-t, i cili ishte portieri i tyre, me një prekje të topit me të jashtë”.

Drejtuesi i kuqezinjve flet edhe për emocionet e derbit dhe tifozët: “Nuk kam menduar shumë për tifozët, kam menduar më shumë për lidhjen me fanellën. Ata e kanë vlerësuar këtë tek unë si person dhe futbollist. Sidoqoftë, duke parë koreografitë, e pranoj që gjithmonë jam argëtuar”.

“Emocionet në derbi? Gjithmonë janë të ndryshme emocionet e derbit. Si para, ashtu edhe pas derbi përjetohet në një mënyrë të çmendur, madje edhe nga ata që nuk e ndjekin futbollin”, ka përfunduar Boban deklaratën e tij. /abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono