Derbi ende pa stadium, ja plani i FSHF për Superioren

10:57 | 09/12/201910:570

Sektori i Garave, pranë Federatës Shqiptare të Futbollit, e ka ndarë mendjen për planin e javës së 15-të të Kategorisë Superiore. Derbi është ndarë veçmas sfidave të tjera dhe do të zhvillohet të premten, por ende nuk është përcaktuar nëse luhet në “Air Albania Stadium” apo në “Selman Stërmasi”.

Sfida e tjera do të zhvillohen të shtunën, duke nisur nga ora 13:00. Orar ndryshe, ndërkohë që dy takimet e para janë Flamurtari-Bylis dhe Laçi-Luftëtari. Dy vendet e fundit duan pikë shprese, kurse ballshiotët dhe kurbinasit për të luftuar për vendet e sipërme të klasifikimit.

Gjithçka përmbyllet me ndeshjet e orës 16:00 dhe në “Elbasan Arena” Kukësi do kërkojë të marrë fitoren e tretë radhazi dhe nëse Partizani ngec në derbi, ka mundësinë të ngjitet në krye. Sigurisht me Teutën nuk do ta ketë aspak të lehtë. Takimi tjetër luhet në Korçë, aty ku Skënderbeu do tentojë të bëjë autokritikën ndaj Vllaznisë. /abcnews.al

Plani për ndeshjet e javës së 15-të të Superiores

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono