Derbi dhe “beteja” në distancë, Superiorja dhe e Para në fushë sot

09:03 | 25/01/202009:030

Superiorja zbret në fushë sërish sot, ndërkohë që ka edhe ndeshje në Kategorinë e Parë. Elita e futbollit shqiptar ka në program si fillim takimin mes Skënderbeut dhe Flamurtarit, një përballje jo me atë rivalitetin e viteve të fundit. Kjo për shkak të situatës që po kalojnë të dy klubet. Korçarët janë favoritë dhe do tentojnë të marrin pikët e plota.

Takimi tjetër i ditës luhet në “Loro Boriçi” dhe është një derbi mes dy skuadrave veriore, Vllaznisë dhe Laçit. Kurbinasit mes të tjerash kanë disa shkodranë në ekip, duke nisur me trajnerin Armando Cungu që drejton bardhezinjtë. Fangaj dhe Vecaj gjithashtu janë një prodhim i kuqebluve. Të dyja skuadra e kanë të qartë objektivin e tyre dhe do të futën në fushë për të dhënë më të mirën dhe për të marrë tre pikët.

Takimet e ditës në Superiore

KATEGORIA E PARË – Grupi A rikthehet me 3 takime. Korabi do të jetë pushim, pasi Shkumbini është përjashtuar nga gara. Kastrioti kryesues ka një takim interesant në transfertë me Tërbunin. Pukjanët kanë pësuar ndryshime, më kryesori në pankinë, ku Oltijon Kërnajën e ka zëvendësuar Edmond Dalipi.

Besëlidhja dhe Erzeni do tentojnë të mbajnë hapin e krutanëve, me shpresën se do e ngushtojnë diferencën me ta. Lezhjanët luajnë jashtë fushe ndaj Veleçikut, kurse shijakasit e drejtuar nga Stavri Nica shkojnë në Burrel për të marrë pikët maksimale.

Ndeshjet e grupit A

Në Grupin A luhen të gjitha përballjet sot. Pogradeci kryesues ka një sfidë të vështirë me Shënkollin në transfertë. Po jashtë fushe luan edhe Apolonia, që do të përballet me Ilirinë, ekip që ka parë t’i largohen shumë titullarë. Lushnja shpreson që rivalët të gabojnë, por nga ana tjetër duhet të mposhtë në shtëpi Devollin.

Elbasani i vendit të fundit do të tentojë të marrë pikë të rëndësishme për mbijetesën. Nuk do ta ketë tyë lehtë ndaj Orikut, edhe pse luan në shtëpi. Verdheblutë nuk është se janë përforcuar në merkato dhe të pritet ndonjë mrekulli prej tyre. Takimi tjetër i kësaj jave luhet mes Turbinës dhe Besës, me cërrikasit që duan të largohen nga zona e ftohtë dhe kavajasit që tentojnë t’i afrohen kreut. /abcnews.al

Ndeshjet e grupit B

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono