Deputeti i Syriza: Imagjinoni një shtetas turk të qëllojë policinë greke

11:34 | 07/11/2018

Vijojnë reagimet e politikanëve të ndryshëm grek për vrasjen e Kostandin Kacifas në Bularat. Së fundmi deputeti i Syriza Nikos Filis, gjatë një interviste televizive u ka kërkuar të gjithëve të imagjinojnë se cfarë do të ndodhte nëse një shtetas turk do të qëllonte mbi policinë greke.

“E imagjinoni sikur një turk të vijë në Traki me kallashnikov, të ngrejë flamurin turk dhe të qëllojë Policinë?! Çfarë do të thonit?!”

Në këtë mënyrë deputeti grek I Syriza, Nikos Filis, ka reaguar I pyetur se cfarë mendonte për vrasjen e Kostandin Kacifas në Bularat, nga forcat special shqiptare. Në një intervistë për TV Kreta, ai theksoi se veprimi I Kacifas ishte I pajustifikueshëm:

“Është jugu i Shqipërisë. E them sërish dhe jam i kujdesshëm në atë që them. Është jugu i Shqipërisë dhe jo Vorio-Epiri! Janë toka shqiptare, dominon popullsia shqiptare dhe aty jeton edhe minoriteti grek, që fatkeqësisht është në një masë të vogël për shkak se është larguar. Por kjo është histori tjetër“.

Më tej ai u përqendrua tek dinamika e ngjarjes.

“Një person merr kallashnikovin në një vend të huaj dhe ngre flamurin grek! E imagjinoni dot sikur një turk të vijë në Traki me kallashnikov dhe të ngrejë flamurin turk e të qëllojë kundër policisë?! Çfarë do të thonit?!”

Minoritari grek Kostandino Kaçifas u vra më 28 tetor 2018 në Bularat të Gjirokastrës, pasi qëlloi me breshëri kallashnikovi kundër Policisë shqiptare./abcnews.al





Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono