Deputeti i PS: Presidenti ka kryer tradhëti kombëtare dhe duhet të shkoj në burg

21:49 | 10/06/201921:490

Byro Politike në ABC News, i ka kushtuar vëmendje situatës aktuale politike në vend mbrëmjen e sotme, ku presidenti i Republikës Ilir Meta, ditën e shtunë gjatë mbajtjes së protestës së opozitës, me anë të një dekreti, shtyu zgjedhjet vendore me një afat të pacaktuar. Gazetarja Juli Xhokaxhi, për të diskutuar në lidhje me këtë çështje por edhe për diskutimin e vendimit të marrë sot nga KQZ, ku shpalli dekretin e presidentit si absolutisht të pavlefshëm, pati të ftuar në studio: Jordan Dacin jurist, Preç Zogajn gazetar e analist, Petro Kocin politikan dhe Alket Hysenin deputet të Partisë Socialiste.

Të pyetur nga gazetarja Juli Xhokaxhi se si e komentonin vendimin e KQZ sot në lidhje me dekretin e presidentit, të ftuarit patën qëndrimet e tyre në lidhje me këtë.

Për Juristin Jordan Daci vendimi i KQZ ditën e sotme, për shpalljen si absolutisht të pavlefshëm të dekretit të presidentit, ishte qesharak pasi KQZ, nuk ka asnjë tagër dhe asnjë të drejtë të komentojë apo gjykojë dekretin e presidentit.

Rasti i vendimit të KQZ nuk ka lidhje fare dhe nuk i jep asnjë lloj të drejte të komentoj dekretin. KQZ zbaton dhe nuk gjykon”,  tha Daci.

Edhe për analistin Preç Zogaj vendimi i KQZ është i gabuar. Ndërsa për politikanin Petro Koci, KQZ nuk zbaton çdo lloj dekreti apo vendimi që i serviret. Sipas Kocit presidenti cakton vetëm datën e zgjedhjeve dhe ai nuk mund ta zhbëjë atë. Alket Hyseni deputeti i PS shkon edhe më tej duke thënë se më këtë shkelje të rëndë të kushtetutës, presidenti duhet të shkojë në burg. Prandaj dhe KQZ mori vendimin që dekreti i presidentit është absolutisht i pavlefshëm. Sipas Hysenit edhe kryetari i KQZ ka gabuar që ka lënë detyrën e tij dhe është larguar.

Alket Hyseni: KQZ tha se është akt absolutisht i pavlefshëm. Më vjen keq për veprimin e kryetarit të KQZ që la detyrën. Presidenti ka shkelur hapur kushtetutën dhe duhet të shkoj në burg, nuk mund të bëj lodra në këtë vend. Më këto precedentë që po krijohen po lëmë nam.

Ndërsa për sa i përket shkarkimit të presidentit ata u shprehën:

Preç Zogaj: Për sa i përket shkarkimit, parlamenti mund të marrë nismë por nuk mund ta shkarkojë “de facto” sepse është kompetencë e gjykatës kushtetuese. Jemi në një situatë të panjohur dhe dekreti, rivendos gjendjen, qetëson disi situatën. Partia Socialiste nuk e shkarkon dot presidentin.

Alket Hysenaj: PS ka ndërmarrë dy nisma: Organizimi i një seancë me debat, me të gjithë organet përfshirë edhe presidentin, të enjten në parlament, dhe nisja e organizimit të procedurave, mbi 94 deputetë, për shkarkimin e presidentit, pasi presidenti ka bërë shkelje flagrante të kushtetutës. Pra presidenti ka bërë shkelje të kushtetutës dhe tradhti të vendit. Procedura e shkarkimit kalon në 2 etapa, pas votimit në kuvend për shkarkimin e tij, procedura vazhdon me kalimin e vendimit në gjykatën kushtetuese. Ngritja e gjykatës kushtetuese do të jetë proces shumë i shpejtë. Ilir Meta me këtë vendim nuk i dha të drejtën vetes për të qëndruar më në atë detyrë.

Jordan Daci: Presidenti ushtron kompetencat e tij deri sa të shprehet kushtetuesja dhe nuk ka asnjë institucion tjetër që mund të shprehet për këtë çështje.

Ditë e shtunë ndërsa mbahej protesta e opozitës, presidenti i republikës Ilir Meta vendosi të ç’dekretojë datën e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit duke i shtyrë ato në një afat të pacaktuar, ndërsa paraditen e sotme KQZ, vendosi të mos e zbatojë ç’dekretimin e datës së zgjedhjeve vendore, duke e nxjerrë vendimin e presidentit si absolutisht të pavlefshëm./abcnews.al

 

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono