Deputeti gjerman për Tahirin: Parlamenti duhet t’ia hiqte imunitetin pa debate

11:26 | 14/02/2018

Ish ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri duhet t’i ishte hequr imuniteti nga parlamenti pa debate. Kështu ka deklaruar për mediat shqiptare raportuesi për Shqipërinë në Komisionin Parlamentar, Thorsten Frei i cili është njëkohësisht edhe deputet i grupit parlamentar i CDU-së së Angela Merkel. Sipas tij edhe pse është shënuar progres në luftën ndaj korrupsionit, mbetet për të parë nëse do të goditen peshqit e mëdhenj.

Peshqit e Shqipërisë kanë kaluar kufijtë duke u bërë objekt dikutimesh në tryeza zyrtarësh të lartë ndërkombëtarë.

Deputeti i Bundestagut gjerman Thorsten Frei duket i pakënaqur me çfarë është realizuar deri më tani për kapjen e tyre. Shembull sjell çështjen Tahiri.

 “Situata është e tillë, sidomos në fushën e Vettingut, në luftën ndaj krimit të organizuar janë shënuar progrese por edhe në rastet e mëdha për peshqit e mëdhenj mbetet për tu parë nëse ka vërtetë goditje reale ndaj krimit të organizuar në përmasa të konsiderueshme. Kjo nuk është realizuar në mënyrë të mjaftueshme.

Kam ndjekur rastin e ish ministrit Tahiri me shumë vëmendje se si është trajtuar ky rast nga pikpamja politike. Është problem I madh që në parlament nuk është hequr imuniteti pa debate. Para ligjit jemi të gjithë të barabartë. Është vendim nga orhanet gjyqësore që duhet të merret nga gjyqtarët. Ky rast është përgjigje për pyetjet se cilat janë arritjet në këtë rast. A është vërtetë Shqipëria në gjendje që të mos ndalet para rasteve të tilla?”.

 

Lufta ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar janë ndër pikat thelbësore për çeljen e negociatave, por ka nevojë për rezultate të fuqishme për të treguar qëndrueshmërinë e përpjekjeve të qeverisë në këtë luftë.

 

“Për të krijuar besueshmëri në këtë proces mungojnë proceset ndaj peshqve të mëdhenj nëse mund ta themi kështu. Nuk diskutohet aspak që kemi një reduktim të kultivimit të kanabisit në Shqipëri por cështja e trafikimit nëse do të merrni parasysh shifrat që raportohen nga Italia është ende problematike.

Këtu duhet të shohim me kujdes nëse reduktimi i mbjelljes së kanabisit lidhet me masat e qeverisë dhe të ministrisë së brendshme apo lidhet me faktin që në fusha apo sektorë të ndryshëm ka një mbiprodhim i cili tani është duke u reduktuar”.

 

Të qenit i drejtpërdrejtë  nuk do të thotë se deputeti i grupit pralamentar të CDU-së së Angela Merkes nuk sheh përparime në Shqipëri, por ai kërkon më shumë nga qeveria dhe e gjitha politika, pasi në fund nuk është Bruksesi dhe Berlini që vendos për çeljen e bisedimeve, por rezultatet e Tiranës zyrtare.

/abcnews.al





Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono